FOTO/ Kush ishte ish-ushtaraku i lartë që humbi jetën nga Covid-19? (emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë mesnatës në vendin tonë u shënua viktima e 27-ë nga koronavirusi, i cili mësohet të jetë në 71-vjeçar nga qyteti i Durrësit.

Mësohet se luftën me Covid-19 e humbu Çapajev File, ish-ushtarak i lartë në Forcën Detare të Shqipërisë, i cili ishte shtruar në spital me COVID-19 prej dy javësh, ndërsa ishte i intubuar.

File ka pasur një karrierë shumë të gjatë në Forcën Detare dhe ndonëse vitet e fundit kishte dalë në pension vijonte të ishte mjaft aktiv në aktivitetet e ndryshme të zhvilluara nga Forca Detare.

Në ditën e 70-vjetorit të lindjes ai u nderua me Medaljen e Mirënjohjes nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, me motivacionin “Dalluar për kontributin e dhënë si ushtarak me një karrierë të spikatur në shërbim të Forcës Detare”.

File numëron plot 44 vite karrierë me Forcat e Armatosura dhe  është dalluar për përkushtimin dhe profesionalizmin në detyrë.

Viktima ka qenë një anëtar i nderuar i Rotary Club dhe pjesëmarrës aktiv në veprimtaritë e ndryshme të organizuara nga kjo shoqatë në qytetin e Durrësit dhe më gjerë./Fjala.al/

Të fundit

Torino mposht pastër Milanin në shtëpi, kuqezinjtë zbresin me “këmbë në tokë”

Milani “ul këmbën nga gazi” në këtë fund sezoni, kur nuk ka më asnjë objektiv për të arritur. Skuadra...

Bashkim në perversitet!

Nga Mero Baze Për të kuptuar dilemat që kanë opozitarët tanë dhe dilemat që ka familja Berisha, mjafton të dëgjoni dialogun mes Flamur Nokës, idiot...

REL: Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve të huaj

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do...

Rithemelimi ‘thumbon’ qeverinë: Po favorizon “miqtë importues”

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reguar ashpër lidhur me rritjen e akcizës për...

“Jam totalisht i thyer”/ Afrona e pyet nga vijnë ndarjet, ja si përgjigjet Blero

I ftuar në një program televiziv, ka qenë këngëtari i njohur ish konkurent në BBVK Blero Muharremi. Ai edhe pse ka qenë shumë i vetëpërmbajtur...

Lajme të tjera

Web TV