Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të vendit të quajtur Ura e Bulgarecit. Një automjet ka përplasur një të mitur të moshës 12-vjeçare i cili po lëvizte me biçikletë.
Bëhet me dije se automjeti drejtohej nga një efektiv i rendit në Maliq, i cili ka qenë jashtë shërbimit në momentin e aksidentit.
12-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital, ndërkohë bëhet me dije se gjendja shëndetësore e të miturit është e rëndë.
Nërkohë në vendngjarje ndodhet policia e cila po punon për të zbuluar shkakun e aksidentit.