Alarico Rossi/Historia e futbollit shqiptar nga një “optikë” ndryshe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka një vend në lindje të Evropës që ka nisur të shohë më shumë nga e ardhmja, Shqipëria e futbollit, e politikës dhe e të rinjve.

Ka një vend që po mendon për të nesërmen dhe ai është vendi i “shqipeve”. Kjo është historia e Alarico Rossi, italiani që ka për detyrë në kombëtaren shqiptare të analizojë, të gjejë talente dhe të ofrojë inovacion.

Djaloshi nga Siena që zyrtarisht në Tiranë, është “Head of Analysis, Scouting and Innovation Department” në FSHF, tregon se çfarë konsiston puna e tij.

“Përmes departamentit të Analizës ne kemi një program për të formuar analistë video shqiptarë që të futen 100% si pjesë e stafit të klubeve dhe federatës. Futbolli shqiptar po zhvillohet dhe këtu po ndërtohen stadiume në mbarë vendin. Vetëm në Nëntor mori jetë “Air Albania” me arkitekt Marco Casamonti, 20 mijë vende dhe projekt me vlerë 70 milionë Euro. Do të vazhdojë Shtëpia e Futbollit dhe projekti i analistëve dhe sistemi i videoarbitrimit” thotë Alarico Rossi.

Por cili është objektivi i tij…

“Ideja jonë është të kemi një FSHF ku të kthehet në shkollë futbolli, e ku trajneri Reja do të drejtojë të gjithë seleksionerët e tjera. Shqipëria ka futbollistë të shpërndarë në 73 kampione të ndryshme në 45 shtete. Mesatarisht, për çdo grumbullim, thërrasim nga 15 kampionate të ndryshme. Kemi thirrur madje një lojtar që luan në Siberi dhe një në Kaliforni dhe në të njëjtën kohë një që luan në Skoci dhe një në Kalabri. Kemi arritur akord me Wyscout dhe Federata u ka dhënë skuadrave të Superligës një “llogari” në platformën Hudl. Pas dy vitesh, në këtë akord, çdo skuadër duhet të ketë një analist në organigramën e saj” thotë sienezi i kombëtares kuqezi.

Lexo edhe :  Goditje para finales së madhe, Inter zyrtarizon transferimin e sulmuesit të Marseille

Por çfarë raporti ka ai, me trajnerin Edoardo Reja? 

“Eddy është trajneri më i moshuar në botë në kombëtare, aktualisht në detyrë. Në Islandë numëroi ndeshjen e 1001, sigurisht në nivel teknologjik nuk është si Nagelsmann për shembull, por është shumë përpara. I hapur për inovacionin dhe ndihmohet nga shqiptarë si Bulku e Salihi. janë një grup smart dhe funksionon mirë”, tha mes të tjerave Rossi.

Të fundit

Pse duhet të qëndrojë Berisha në krye të PD-së

Nga Lorenc Vangjeli Zgjedhjet politike janë instrumenti më i mrekullueshëm i demokracisë për të zgjidhur krizat. Për paradoks, Shqipëria hyn...

Bardhi kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni përfshirjen e Presidencës në procesin zgjedhor

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos ndërhyjë përmes kabinetit të tij,...

‘Më 12 maj do vijë era shtet’, VIDEO e Flamur Nokës bëhet virale në rrjet

Sali Berisha dhe Flamur Noka betoheshin para zgjedhjeve, se nuk do të lejonin asnjë shkelje në 11 maj dhe do të fitonin zgjedhjet. Madje, Flamur...

Mbi 7 mijë vizitorë në vit, Llixhat e Elbasanit shtojnë turizmin kurativ

Banjat e Elbasanit, të njohura ndryshe edhe si llixhat, nga vit në vit po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë, kryesisht mosha e tretë,...

“Kisha është e plagosur”/ Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Jini të besueshëm

Në mesazhin e tij në Meshën për shugurimin e njëmbëdhjetë priftërinjve të rinj të dioqezës së Romës, Papa Leo XIV i kërkoi të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV