Aksidentoi policin e burgjeve/ Arrestohet miku i Çapjave, Bledar Muça

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bledar Muça është arrestuar pasi ka aksidentuar një efektiv të policisë së burgjeve, ndërsa ky i fundit ishte duke lëvizur me motoçikletë.

Arrestimi i tij mësohet të jetë bërë në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan. Mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues Bledar Muçën është përplasur me motoçikletën që drejtohej nga Hekuran Pisha, ku për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Rikujtojmë se Muça është miku i familjes Çapja në Elbasan dhe katër vite më parë ishte objektiv i një atentati bashkë me Florenc Çapjan. Ata i shpëtuan atentatit të paprekur, ndërsa u plagos një kalimtare. Për ngjarjen në fjalë policia shpalli në kërkim dhe arrestoi më vonë Shkëlzen Hasanpapajn.

Njoftimi i Policisë Elbasan:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.M., 41 vjeç, dhe H.P.,43 vjeç, banues në Elbasan , arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan mjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin B.M., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin H.P., si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme./Fjala.al/

 

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV