A pati të prekur në janar? Brataj tregon pikun: Dy javët në vijim janë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj ka komentuar debatin më të madh të ditëve të fundit, se kur është konstatuar koronavirusi në vendin tonë. Mjekë e specialistë flasin për janarin e këtij viti, ndërsa të tjerë në shkurt.

Sipas tij, nëse koronavirusi ka ardhur në vendin tonë që në shkurt, Brataj tha se referuar të dhënave nuk është e vërtetë, por nuk e ka përjashtuar plotësisht si teori.

Në një intervistë për Report Tv ka bërë me dije se Shqipëria ka shënuar pikun e telefonatave më 15 mars, ku 8300 persona i janë drejtuar ‘127’ nga frika se mund të jenë infektuar me koronavirusi.

1000-1100 thirrje në ditë kemi pasur para 8 marsit. Nga 8 marsi deri në 15 mars ka qenë kulm i rritjes së thirrjeve, 8300 si numër thirrje duke ardhur në ulje, 6000-7000 ka qëndruar gjatë një jave. Në këto momente jemi në rreth 2500 thirrje.

Nga numri maksimal i thirrje, 5500 ishin për arsye koronavirusi. Kanë ardhur të dy numrat në ulje, 250-400 te 0840 40. Që të flasësh për një sëmundje duhet të kesh të dhëna dhe fakte, edhe koronavirusi si simptomatologji dhe si sëmundje i ngjan gripit, edhe analiza imazherike, të gjitha dëmtimet pneumoniale japin të njëjtën shenje, nuk mund të them që nuk kanë pasur më parë.

Nga 1 janari deri dje, janë nxjerrë të dhënat ku janë parë 2000 raste të këtyre diagnozave, kanë qenë 2800 pacientë në shkurt dhe në mars 9089. Po të kishte koronavirus që në shkurt do kishim shtim të pacientëve, po të ketë pasur një rast sporadik, askush nuk mund ta thotë me përpikmëri që po ka qenë më koronavirus”, tha Brataj.

Në përgjigje të akuzave të opozitës, Brataj ka sjellë shifra të dhënë nga OBSH-ja ku vendos theksin se asnjë shtet në botë nuk ka bërë testim të plotë të popullsi. Ai renditi vendetet që kanë bërë më shumë teste në raport me numrin e popullsisë, dhe ta se asnjëra prej tyre nuk e ka kaluar masën e 10%.

“Kjo është një e dhënë që mbështet sa i përket rasteve. Një person që ka simptoma dhe i vëhet tampon. S’ ka asnjë vend në botë që i është bërë tampon të gjithë.

Emiratet Arabe kanë bërë më shumë teste, Italia vjen pastaj, Spanja, Gjermania, Australia, Rusia, Kanadaja, Amerika, Venezuela, Koreja e Hugut, turqia, Anglia, Franca, Irani, Shqipëria dhe India. Asnjë nuk ka bërë 10% të popullsisë. Nuk ka sens se veç kostos ekonomike është edhe bërja e tyre në kohë. Që të bësh 3 mln teste do muaj”, shtoi Brataj.

Dy javët në vijim janë vendimtare, sipas Brataj, ku do të shihet edhe efekti i lehtësimit të masave, ndonëse sipas tij, pritshmëritë nuk janë që të ketë një rritje të të infektuarve dhe për këtë dha disa argumente.

“Ajo që unë shikoj kemi modele të ndryshme të masave, dhanë rezultat dhe kjo mund të jetë një nga aspektet pozitive, kemi 7-8 javë të izoluar, maksimumi në spitale ka qenë 80 ditë. Kush ka qenë i infektuar është negativizuar

Kjo hapje që po bëjmë ne është e kontrolluar, nëse pas dy javësh do kemi një rritje të infeksionit, por që nuk është jashtë kontrollit. Këto dy javë janë vendimtare, kjo varet dhe nga respektimi i masave. Duke parë që është si sezon që virusi është drejt zhdukjes, temperaturat e larta ndikojnë në zbutjen e virusit”, theksoi Brataj në Report Tv.

Të fundit

SPAK çon për gjykim dosjen “Toyota Yaris”, merret i pandehur ish-kryeprokurori i Vlorës

Pas përfundimit të hetimeve, SPAK ka dërguar zyrtarisht për gjykim dosjen penale “Toyota Yaris”, duke marrë të pandehur ish-kryeprokurorin...

Shtrenjtohen cigaret, shkak rritja e akcizës, synohet dekurajimi i duhanpirjes

Pas shtrenjtimit “jashtë radhe” në dhjetor, çmimet e paketave të cigareve në vend do të rriten sërish. Kjo për shkak të akcizës së duhanit,...

U rendit e dyta në Botërorin e Skive/ Rama vlerëson Lara Colturin: Yll bote!

Skiatorja shqiptare, Lara Colturi e ka nisur në mënyrë perfekte vitin, teksa u rendit në vendin e dytë në garën e Sllovenisë, në Kupën...

Momente tmerri, ariu futet në shtëpinë e ish-futbollistit Martin Demichelis

Momente tmerri për ish-futbollistin e Bajernit dhe Mançester Sitit, Martin Demikelis. Festat e fundvitit, nuk janë kaluar në mënyrën më të mire për ish-lojtarin...

Dy makina përplasin tufën me bagëti të imta në Elbasan-Tiranë, ngordhin 24 krerë dhi

Dy automjete raportohet se kanë përplasur një tufë me bagëti të imta në segmentin e rrugës Elbasan-Tiranë. Ngjarj ka ndodhur rreth orës 01:00 sapo kalon...

Lajme të tjera

Web TV