Në rrethin e Elbasanit janë shënuar dy raste të reja me koronavirus. Mësohet se dy rastet janë vatra të reja, pasi nuk janë raste kontakte me të infektuarit e mëparshëm.
Bëhet fjalë për një burrë rreth 50 vjeç dhe një të moshuar 84 vjeçare nga fshati Mengel, të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Burri raportohet se punonte shofer në një kompani ndërtimi.
Sa i përket të moshuarës, ajo është transportuar mbrëmjen e djeshme drejt Spitalit Infektiv ku merr trajtim të specializuar për shkak se vuan nga sëmundje shoqëruese.