test

VIDEO/ Ronaldo kthehet në Itali, shoqërohet nga forca të shumta policie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i skuadrës së Juventusit, Cristiano Ronaldo është rikthyer në Itali pas afro 2 muajsh, pasi ishte larguar që në 9 mars prej aty.

Portugezi ka zbarkuar në Torino me avionin e tij privat të hënën në mbrëmje rreth orës 22:22, ndërsa ishte nisur nga Madridi. Së bashku me futbollistin në avion ishin dhe familja e tij, partnerja Georgina Rodriguez dhe 4 fëmijët e tij.

Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është se që nga momenti i zbarkimit në aeroport e deri sa ka mbërritur në vilën e tij, sulmuesi është shoqëruar me forca të shumta policie. Ronaldos do t’i duhet të që të qëndrojë në karantinë për plot 14 ditë, që të mund të bashkohet më 18 maj në stërvitje me skuadrën.

Deri në këto momente në qendrën mjekësore të Juventusit një pjesë e lojtarëve të “Zonjës së Vjetër” i janë nënshtruar teste për koronavirus. Ndërsa të parët që u testuan ishin Bernardeschi, Cuadrado, Pinsoglio, Bonucci e Ramsey.

Në vijim do t’ nënshtrohen këtij testi të gjithë lojtarët, ndërsa futbollistët që e kanë kaluar këtë procedurë, ata që kanë qenë në Torino, kanë rinisur këtë të martën stërvitjet individuale, i pari që i paraqit ishte Aron Ramsey./Fjala.al/

Të fundit

Apeli i GJKKO vendos sot për Fredi Belerin! SPAK : Të mbetet në fuqi 2 vite burg

Gjykata e Posaçme e Apelit shpall sot në orën 13:00 vendimin për Fredi Belerin. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës,...

Historia e turizmit shqiptar, të huaj në Tiranën socialiste

Nga Kastriot Kotoni. Tema e turizmit në Shqipëri në kohë të ndryshme të historisë tërheq vëmendje dhe me të drejtë është bër trend i kohës...

Shpërthen skandali, dy amerikanët e Sigurisë Kombëtare dorëzohen te Sovjetikët

Gjatë Luftës së Ftohtë dy kriptografë që punonin për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara u nisën për pushime në Meksikë, dhe...

20 qershor 1979/“Nikaragua 79”, një film për një gazetar të vrarë në ditët e revolucionit

Nga Leonard Veizi Nën titullin “Nikaragua 79” televizioni shqiptar i viteve ’80 të shekullit të kaluar, transmetoi filmin amerikan, jo fort larg si hapësirë kohore...

‘Një tjetër shkollë që po rilind në Kamëz’/ Rama nxjerr pamjet, do mirëpresë 700 nxënës

Shkolla 9-vjeçare “Fatos Lami” është prekur nga transformimi strukturor i objekteve arsimore në Bashkinë Kamëz, duke arritur kështu standarde dhe kushte optimale. Kryeministri Edi Rama,...

Lajme të tjera

Web TV