Një drejtues automjeti është lënë i lirë në qytetin e Vlorës, ndonëse është larguar nga vendi i ngjarjes, pasi ka përplasur me makinë një 8-vjeçar.
Policia vendosi që ta procedojë në gjendje të lirë shtetasin me inicialet M. M., 23 vjeç, banues në fshatin Xhyerinë, Vlorë.
Kjo ngjarje ka ndodhur në lagjen “10 Korriku”, pranë një karburanti, ku u përplas fëmija, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
8-vjeçari ka thyer njërin krah, ndërsa ka marrë edhe dëmtime të lehta në trup dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Makina që përplasi fëmijën është “Audi” dhe drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes pa i dhënë as ndihmën e parë./Fjala.al/