Këto janë simptomat më pak të zakonshme të Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deri më tani Organizata Botërore e Shëndetit ka listuar fillimisht si simptoma të koronavirusit, Covid-19: ethet, plogështi dhe kollë të thatë, por të tjera simptoma më pak të hasura janë edhe rrjedhja e hundëve, djegie e fytit, telashe nazale, dhimbje trupi, diarre, humbje të shqisës së shijimit dhe nuhatjes. Së fundmi gjithashtu te pacientë të tjerë janë vënë re edhe këto simptoma:

“Thembra e COVID-it”

Pacientët në disa vende kanë raportuar për shpërthim puçrrash në shputat e këmbës, shpesh të pashoqëruara me ndonjë simptomë të zakonshme të virusit. Kjo simptomë është quajtur si “thembra e COVID-it”. Puçrrat janë shpërthime të imta të kuqe dhe vjollcë dhe zakonisht dalin anash ose poshtë shputës, në duar dhe gishtërinj.

“The European Journal of Pediatric Dermatology” tha se disa fëmijë dhe adoleshentë në Itali kanë shfaqur simptoma të tilla të cilat janë të lidhura me koronavirusin. Ndërsa e njëjta gjë është raportuar edhe nga kujdesi shëndetësor në Britani.

Sy “të trëndafiltë”

Konjunktiviti ka qenë një prej simptomave të rralla të COVID-19. Në Britani të Madhe, Kolegji Mbretëror i Oftalmologëve dhe Optometristëve ka vlerësuar: Dihet se çfarë infeksionesh në traktin e lartë respirator mund të rezultojë me konjunktivit viral, si komplikim dytësor, dhe kjo ka ndodhur edhe me COVID-19. Sidoqoftë, nuk ka mundësi që një person mund të shfaqej me konjuktivit dytësor me COVID-19, pa simptoma të etheve dhe kollitjes së vazhdueshme, meqë konjunktiviti duket se është tipar i vonshëm kur të shfaqet.

Livedo ose nekroza

Një studim i rivlerësuar spanjoll, botuar javën e kaluar në “British Journal of Dermatology” ka zbuluar se 6% e 375 rasteve të ekzaminuara kishin livedo, vdekje e indit trupor për shkak të mungesës me furnizim gjaku, ose livedo, çngjyrosje e lëkurës. Lëkura mund të ketë acarime të purpurta ose të kuqe. Në studim është mësuar përgjithësisht se në pacientët e moshuar të prekur nga COVID-19, këto shenja ishin më të dukshme. Megjithatë, kjo nuk ishte konsistente në krejt rastet dhe nekroza është gjetur edhe te disa persona me koronavirus, të cilët nuk kishin kërkuar ndihmë spitalore.

Lexo edhe :  "Më vjen turp që jam nga jugu", kandidatja e PD shfryn nga inati

Marramendje

Një studim me 214 pacientë në Kinë, botuar muajin e kaluar në “Jama Neurology”, ka zbardhur se vetëm një e treta (36.4%) kishin përjetuar simptoma neurologjike, si marramendje, duke e ngritur në 45.5% te ata me infeksione të ashpra me koronavirus. Duke komentuar hulumtimin, Jan Jones, profesor virologjie në Universitetin e Readingut, ka thënë:

“Ndodh, por nuk ka të bëjë përgjithësisht me atë çfarë se shkaktojnë koronaviruset. Në këtë moment, komplikimet neurologjike mund të konsiderohen në rastin më të mirë pasojë e ashpërsisë së sëmundjes COVID-19 sesa një shqetësimi ri i veçuar”.

Ndjenjë shpimi

Disa pacientë janë ankuar për ndjesi si të therjes me gjilpërë ose edhe ndjenjë të djegies.
Mjeku Valeed Javaid, drejtor i parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve ngjitëse në spitalin e “Mount Sinai” në Neë York, ka deklaruar se kjo mbase ka ndodhur më shumë si rezultat i reagimit të trupit ndaj COVID-19 sesa simptomë e shkaktuar nga vetë virusi.

“Ka një reagim të gjerë të imunitetit që po e shohim tani. Qelizat tona të imunitetit aktivizohen me qëllim që shumë kimikate të lirohen nëpër trupin tonë dhe mund të paraqesin ndjejnë shpimi. Kur reagon imuniteti ynë, njerëzit kanë ndjesi të ndryshme. Kam dëgjuar përvoja të ngjashme në të kaluarën me sëmundje të tjera”.

Të fundit

Merz po verifikon modelin italian të azilit me Shqipërinë

Kancelari gjerman Friedrich Merz e sheh të mundshme të zhvillohen procedura azili në vendet jashtë BE-së për të...

Ina Kollçaku prezanton partnerin: Çifti i ri rrëmben vëmendjen në rrjete sociale (Foto)

Një nga figurat e njohura, Ina Kollçaku, ka surprizuar ndjekësit duke ndarë për herë të parë momente intime me partnerin e saj. Nëpërmjet disa...

Arbana Osmani drejt rikthimit në ekran, këtë herë në një tjetër televizion

Pas largimit të bujshëm nga Top Channel dhe shkëputjes nga formati që e identifikoi për vite me radhë, Big Brother VIP, emri i Arbana...

Vota e diasporës/ Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit (FOTO)

Një qytetar i përgjegjshëm, ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të faktuar masakrën zgjedhore dhe për t`i treguar KQZ-së dhe të gjithëve se fletët...

“Në kërkim të makinës së ëndrrave”/ Këto janë modelet më të mira për t’i blerë në 2025-ën

Me kaq shumë modele të reja makinash të mbushura me veçori të përmirësuara sigurie dhe teknologji të zgjuar, zbulimi i automjetit më të mirë...

Lajme të tjera

Web TV