Brazili bëhet vendi i tretë në botë për nga numri i lartë i të infektuarve me koronavirus në nivel global, pas rritjes me më shumë se 250 mijë raste. Para Brazilit, pozicionohen Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.
Ekspertët thonë se testimet e pakta jo vetëm janë shkaktare për situatën, por në këtë moment, tregojnë se edhe shifrat e publikuara tregojnë se nuk janë realet, pasi të bëhen testime masive, shifrat mund të jenë edhe më fatale, në thuajse 15 herë më të larta.
Presidenti i vendit, Jair Bolsonaro, ka deklaruar se vendi nuk është në rrezik, madje e ka krahasuar virusin e ri korona me një grip të thjeshtë. Përgjigjja e tij ndaj koronavirusit dhe tërheqja e masave kufizuese të vendosura nga guvernatorët, shkaktoi kritika të forta.
Deri më tani në Brazil kanë humbur jetën 16 mijë vetë, që është shifra e 6 më e lartë në botë. Por shifrat janë alarmante në krahasim me vendet e tjera sepse Brazili u përfshi nga vala e Covid-19 vetëm 10 ditë më parë.
Sipas kryebashkiakut të Sao Paulo-s, Bruno Covas, sistemi shëndetësor në qytetin më të madh brazilian, mund të pësojë kolaps brenda 2 javëve në qoftë se përhapja vijon me këtë ritëm. Qyteti ka një popullsi prej 12 milionë banorësh dhe deri më tani, qytetarët kanë injoruar çdo paralajmërim e çdo rregull të njoftuar nga autoritetet dhe OBSH-së.
Vetëm në Sao Paolo kanë humbur jetën për 10 ditë, 3 mijë banorë. Por në Brazil nuk janë goditur vetëm zonat urbane. Shteti i Amazonas raportoi të hënën 21 mijë raste të reja në 24 orë./Burimi: BBC