Paralajmërimi i BB: 60 milionë njerëz mund të vuajnë varfërinë ekstreme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 60 milionë njerëz mund të shkojnë drejt varfërisë ekstreme për shkak të pandemisë Covid. Ky është paralajmërimi i presidentit të Bankës Botërore.

David Malpass thotë se institucioni që ai drejton parashikon një rënie të ekonomisë globale prej 5% këtë vit dhe shkak për këtë është lufta që kombet po bëjnë për tu përballur me koronavirusin.

Për më pak se 3 muaj, miliona vetë në të gjithë botën kanë humbur vendin e punës ndërsa bizneset kanë regjistruar humbje të mëdha. Jeta e miliona qytetarëve është vënë në rrezik, ndërsa sistemi shëndetësor është në prag kolapsi, thotë ai.

Varfëria do të arrijë nivelet më ekstreme, njësoj sa tre vitet e fundit të marra së bashku thotë kreu i Bankës Botërore.

Sipas tij, niveli i varfërisë ekstreme përkthehet në jetesë për 1.9$ për person në ditë. Banka, me seli në Washington, ka ofruar 160 milionë dollarë në formën e granteve dhe huave me interes të ulët për shtetet e varfëra, për tu përballur me pandeminë.

Sipas Malpass, pavarësisht ndërhyrjes së Bankës Botërore, për shumë shtete kjo nuk do të jetë mjaftueshëm./Burimi: BBC/ Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Një human dhe profesionist, si Profesor Arben Gjata

Nga Artur Ajazi Eshtë fat i madh për shqipëtarët, tek kanë akoma pranë halleve dhe problemeve të tyre shëndetësore, mjekë...

E rëndë/ Stuhia rrëzon billboard-in, raportohet për 14 persona të vdekur

Të paktën 14 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një billbord gjigant u shemb gjatë një stuhie të papritur në...

Pse zemërohemi kur jemi të uritur?

Nuk është e pazakontë që edhe kur jemi të qetë zemërohemi kur kemi uri. Me kalimin e kohës që nga vakti i fundit, sasia e...

Si ndikoi turneu i Harry dhe Meghan te Mbreti Karli III

Në vitin 1992, me martesën e tyre të prishur plotësisht, princat e atëhershëm të Uellsit duhej të bënin një udhëtim zyrtar në Korenë e...

Julia Fox rrëfen se ka kaluar mbi dy vite pa marrëdhënie intime

Julia Fox, aktorja dhe këngëtarja amerikane, e cila në moshën 18-vjeçare ishte dominuese në Hollivud, ka konfirmuar se ka dy vite e gjysmë që...

Lajme të tjera

Web TV