Meta kërkon Këshill Politik (jashtë institucioneve): Të vendosë për gjyqësorin dhe negociatat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dje Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së, ku u ka dorëzuar një platformë me 14 pika për të rikthyer normalitetin në vend. I njëjti propozim i është dorëzuar edhe partive jashtëparlamentare, PD dhe LSI.

Pjesa dërrmuese e draftit dominohet nga zgjidhja e ngërçit në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi apo në Gjykatën Kushtetuese, e deri këtu propozimet e Presidentit qëndrojnë brenda kuadrit institucional të vendit. Por nuk ndodh kështu kur flitet për ndryshime në sistemin gjyqësor apo për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Në draft, Meta kërkon që një Këshill Politik (nuk specifikohet nëse kërkohet ngritja e një këshilli të ri apo i referohet këshillit të ngritur për reformën zgjedhore) të marrë vendime për reforma gjyqësore. Ky propozim vjen për herë të parë nga kreu i shtetit, në një kohë kur reforma në drejtësi konsiderohet e përfunduar, ndërkohë që një grupimi jashtë institucioneve do t’i atribuohet e drejta për marrë vendime për sistemin gjyqësor në Shqipëri.

Një tjetër fokus i këtij këshilli të propozuar nga Meta do të jetë edhe dakordësia midis partive politike që, “brenda qershorit të emërojnë Shef-Negociator për anëtarësimin në BE, një ekspert të nivelit të lartë, integriteti, besueshmëria dhe profesionalizmi i të cilit është i pajtueshëm nga të gjitha palët”. Kujtomë se kryeministri Edi Rama njoftoi pak javë më parë se kishte përzgjedhur diplomatin Zef Mazi për të udhëhequr grupin negociator të Shqipërisë, por mesa duket propozimi nuk ka gjetur mbështetjen e presidentit Meta.

Kërkesa e Presidentit për Këshillin Politik mbetet për t’u sqaruar më hollësisht, se kush do të jenë anëtarët, sa do shtrihet funksioni i tij dhe cilat do të jenë çështjet që do miratohen me “unanimitet të plotë”.

Lexo edhe :  Partia Mundësia hap zyrtarisht fushatën, Shehaj: Korrupsioni problemi kryesor në vend

Gjithashtu, propozimi i Metës që ky këshill jashtë-institucional të trajtojë ndryshimet ligjore dhe kushtetuese që lidhen me reforma gjyqësore pritet të shkaktojë reagime të forta pasi reforma në drejtësi është miratuar në Parlament me 140 vota.

/k.s-Fjala.al

Të fundit

Shqipëria kryeson “kolonën” për zgjerim të BE-së, Kallas besim për Tiranën

Monada Mehmetaj nga Luxenburgu ekskluzive per Fjala. al Në një moment delikat për arkitekturën e sigurisë dhe stabilitetit europian, Ballkani...

Dita përkujtimore e dhunës seksuale në luftën e Kosovës /Spiropali: S’do jeni kurrë vetëm

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar sot në ditën përkujtimore të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke dhënë një...

META do të përdorë të dhënat publike të përdoruesve evropianë për të trajnuar IA

Meta do të fillojë të mbledhë realisht të dhënat e përdoruesve evropianë vetëm pasi të ketë informuar, gjatë javëve në vijim, të gjithë personat...

Gjermania e hapur për dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë

Gjermania është e përgatitur të dërgojë raketa Taurus në Ukrainë si pjesë e përpjekjeve për të ndihmuar Kievin të kapë vrullin kundër Rusisë, ka...

Messin e ndal shtylla! Mbi 62 mijë spektatorë, një rekord historik për të parë yllin

Inter Miami i Lionel Messit pranoi një barazim 0-0 në Chicago Fire në ndeshjen e 8-të të MLS. Skuadra e drejtuar nga argjentinasi Javier Mascherano...

Lajme të tjera

Web TV