Pas konfirmimit të 26 rasteve të reja ditën e djeshme në qytetin e Tiranës, koronavirusi tashmë duket se është përhapur edhe në qytete të tjera.
Katër raste të reja janë konfirmuar në qytetin e Lushnjës, të cilat bëhet me dije se janë në dy familje që dyshohet se kanë pasur kontakt me personat e prekur në Tiranë raporton News 24.
Në këto familje janë bërë 9 tamponë ku vetëm 4 rezultuan pozitivë, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet që të zgjerohet rrethi i testimeve. Megjithatë pritet edhe konfirmimi i Ministrisë së Shëndetësisë që do bëjë përditësimin e situatës së Covid-19 në vendin tonë.
Tirana vijon me një numër të lartë rastesh, që janë shtuar veçanërisht pas infektimit të repartit të sëmundjeve të brendshme në QSUT, 12 prej të cilëve janë personel mjekësor.
Ndërsa nga e hëna vendi do të ketë hapjen totale, edhe të plazheve dhe kufijve me shtetet fqinje, çka rrjedhimisht mund të bëjë që të kemi një ekspozim më të madh ndaj virusit, që do të mund të shoqërohej dhe me raste të reja.k.t/Fjala.al/