Reforma Zgjedhore/“Qeveria kujdestare” mban peng marrëveshjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka dështuar edhe mbledhja e radhës e Këshillit Politik, pasi opozita nuk tërhiqet nga kushti për një qeveri tranzitore 3 muaj para zgjedhjeve, si garanci për lirinë e tyre. Mazhoranca qeverisëse e quan kërkesë që nuk përputhet me rekomandimet e ODIHIR-it

Nga Blerina Gjoka

Reforma Zgjedhore po i afrohet pikës fundore të afatit limit të vendosur për një marrëveshje politike, pa arritur në asnjë konsensus të qenësishëm politik. Edhe mbledhja e djeshme ka dështuar t’i pajtojë palët për çështje sensitive, si administrimi i zgjedhjeve, ndërsa data 31 maj duhej të ishte dita triumfale e një marrëveshjeje politike që do të plotësonte njërin prej kushteve thelbësore të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Mbledhja e Këshillit Politik, të ngritur posaçërisht për arritjen e kësaj reforme, nuk arriti ta gjente gjuhën e përbashkët, pasi opozita vijon të këmbëngulë në kërkesat e saj për garanci në zgjedhjet e ardhshme. Një qeveri tranzitore që duhet të krijohet 3 muaj para zgjedhjeve dhe një administratë zgjedhore ku partive të mos u hiqet e drejta e përfaqësimit, janë disa prej kërkesave që nuk pranohen nga mazhoranca në pushtet.

Përfaqësuesi i PD-së në Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, deklaroi pas mbledhjes se s’ka marrëveshje pa plotësimin e kushteve, qeveria tranzitore e padiskutueshme dhe futjen e teknologjisë në zgjedhje. “Nëse PS-ja do të reflektojë e do të heqë dorë nga taktikat zvarritëse, duke mos lënë hapësirë që në QV të manipulohet rezultati, mund të vazhdohet më tej. Vetëm me konsensus ecet më tutje.

Opozita poropozon të futet teknologjia në votim. Pra, identifikim elektronik dhe votim në mënyrë elektronike. Është e mundshme për t’u zbatuar. Ne duam identifikim teknologjik për të gjithë Shqipërinë. Gjiknuri është ai që do të ketë vjedhje të votave. Janë ata që janë pro vjedhjeve apo në fund të ditës që komisionerët të mbushin kutitë, duke falsifikuar zgjedhjet. Nëse nuk bëhen ato që themi ne, manipulimi duket sheshit.” – tha Bylykbashi.

Oerd Bylykbashi vlerësoi se qeveria tranzitore është një kërkesë nga e cila opozita e bashkuar nuk heq dorë, edhe pse disa herë nga mazhoranca dhe nga kryeministri Edi Rama është cilësuar si një kërkesë absurde që s’ka lidhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.

“Qeveria tranzitore është e padiskutueshme për ne. Ne duam rolin e policisë në zgjedhje. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë që garancia të jetë e plotë në procesin zgjedhor. Ne ia bëmë të qartë maxhorancës se, pa dakordësi për këtë çështje, pra pa dakordësi për identifikimin biometrik, që do të pengojë vjedhjen e zgjedhjeve, nuk shkohet tutje. Ne duam të jemi me shqiptarët dhe jo me Ramën, që do të mbushë kutitë, siç ndodhi më 2017”, u shpreh Bylykbashi.

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, pranoi pas takimit se nuk pati dakordësi për dy tema, teknologjinë në zgjedhje, si dhe depolitizimin e administratës zgjedhore. Gjiknuri thotë se opozita duhet të mos i rrezikojë zgjedhjet prej teknologjisë, por ky të jetë një proces shkallë-shkallë dhe jo direkt. Nga ana tjetër, Gjiknuri shprehet se opozita me skemën që kërkon për administratën zgjedhore e do atë siç është, të politizuar, pasi vetëm një komisioner i papolitizuar do ishte si delja në mes të ujqërve. “PD-ja bëri këtë propozim, që Kolegji Zgjedhor të jetë Gjykata Kushtetuese. Por ka një problem, a e lejon Kushetuta. Ne nuk kundërshtuam, por as nuk dhamë dakordësi, por do ta shohim”.

Një tjetër debat i fortë ka të bëjë me përbërjen e administratës zgjedhore, pasi opozita nuk ka besim në një administratë të depolitizuar duke pretenduar se qeveria do të emërojë militantë të saj. “Nëse biem dakord për administratën zgjedhore, për rekrutime jo vetëm nga administrata zgjedhore, por edhe të tjerë me arsim të lartë, mund të zgjidhen komisionerë. Përfaqësues politikë, por jo me vendimmarrje, kurse vendimmarrja bëhet nga përfaqësuesi jopolitik. Nuk e kuptoj pse e kundërshton, por do të mbajë skemën e politizuar që e akuzon vetë”, – tha Gjiknuri duke kundërshtuar propozimet e opozitës për këtë çështje.

Lexo edhe :  Emma Stone zbulon emrin e saj të vërtetë

Meta: Përpjekjet e mia për konsensus u minuan

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish dje në lidhje me debatet e fundit për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore. Pasi u bë e ditur një platformë e tij për ndryshimin e reformës në drejtësi, e cila nuk u pranua nga ambasada amerikane, Meta tha dje se përpjekjet e tij për konsensus për reformat u minuan. Përmes një postimi në ‘facebook’ kreu i shtetit thekson se “përpjekjet e mia të sinqerta dhe transparente për të bashkuar vendin dhe ndërtuar një konsensus gjithëpërfshirës mbi agjendën e reformave të integrimit evropian të Shqipërisë, për fat të keq u minuan.

Tashmë secili aktor le të marrë barrën e përgjegjësive të veta përballë qytetarëve dhe partnerëve evropianë”. Ai shtoi se nuk do t’i kushtonte më shumë kohë politikës, por do t’i përkushtohem më shumë Shqipërisë së njerëzve të thjeshtë. Por, në një postim të dytë kushtuar reformës zgjedhore Meta paralajmëroi mazhorancën që të mos bënte ndryshime të njëanshme pa konsensus politik. Presidenti shprehu kënaqësinë për përparimin në tryezën e reformës zgjedhore për çështjen e kodit, por paralajmëron që, nëse ndryshimet në kodin zgjedhor do të jenë të njëanshme, atëherë nuk do të ketë çelje negociatash.

Opinioni final i ‘Venecias’ për GJK-në: Duhet dialog institucional

Komisioni i Venecias thekson se duhet të rivendoset funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë dhe procesi i vetting-ut të çohet deri në fund

Zbardhet draftopinioni final i Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese që solli një përplasje tjetër mes mazhorancës dhe presidentit të Republikës. Venecia deklaron se është e rëndësishme për Shqipërinë të rivendoset Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë.

Sipas Venecias, kriza kushtetuese është pasojë e disa faktorëve, ndërsa rekomandon dialog institucional për kalimin e krizës. Sipas Komisionit, kriza kushtetuese është pasojë e disa faktorëve. Më tej thuhet se është me rëndësi që në Shqipëri të rivendoset funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, ndërsa kërkohet që procesi i vetting-ut të çohet deri në fund. Ky Komision kërkon që kur listat me kandidatë të njëjtë dërgohen në të njëjtën kohë, duhet të ketë dakordësi.

Opinioni për emërimet në GJK:

“Për sa i përket procedurës së emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Komisioni i Venecias arrin në konkluzionet e mëposhtme dhe bën rekomandimet e mëposhtme: Në parim, rregulli i sekuencës vlen vetëm në momentin e alokimit nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese të vendeve të lira të punës, pas hapjes së çdo raundi të emërimeve. Pasi të jenë shpërndarë vendet bosh në organet përkatëse të emërimit, sekuenca nuk kërkon aktivizim deri në raundin tjetër, pra deri në vitin e skadimit të tri mandateve të ardhshme.

  • Sidoqoftë, për sa kohë që mungesa e kandidatëve vazhdon dhe listat përbëhen kryesisht nga të njëjtët kandidatë, në një situatë kur ka emërime që do të bëhen në të njëjtën periudhë për më shumë se një raund, presidenti dhe Kuvendi (dhe Gjykata e Lartë, nëse fillon të funksionojë së shpejti) duhet të bien dakord për procedurën që duhet të ndiqet, dhe KKK duhet të përputhet me këtë marrëveshje. Përndryshe, një ose më shumë prej organeve emëruese do të rrezikojë të mos jetë në gjendje të bëjë një zgjedhje midis 3 kandidatëve, siç kërkohet nga Kushtetuta. Sapo të ngrihet Gjykata Kushtetuese, ajo duhet të kapet për këtë çështje. Në këtë situatë, derisa të arrihet një marrëveshje ose Gjykata Kushtetuese të mos prononcohet, KKA-ja duhet t’i dërgojë listat në Kuvend, menjëherë pasi presidenti të ketë proceduar me emërimin e tij/saj, ose pas 30 ditësh nëse ai/ajo nuk arrin ta bëjë këtë pa arsyetim.

Një vend i lirë i hershëm duhet të plotësohet nga autoriteti që emëroi gjyqtarin në largim.

  • Mekanizmi i paracaktuar për emërimet nga presidenti (neni 7/b (4) i Ligjit për Gjykatën Kushtetuese), nëse vlerësohet e nevojshme, duhet të ngrihet në nivelin kushtetues, siç është rasti për Kuvendin.”

 

Të fundit

Rrahën të miturin pasi pinë alkool, zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Elbasan

Tre të rinj janë vënë nën hetim nga Policia e Elbasanit pasi mbrëmjen e së shtunës kanë kanë goditur...

Zvetënimi i teorive të konspiracionit në demokraci dhe Ilir Meta

Nga Ben Andoni Nuk ka orë, ditë të mos postohen e përcillen lajme për ish-presidentin dhe të ardhmen e fatit të Ilir Metës. Ka kaq...

Ellen DeGeneres flet për dëbimet nga televizionet dhe s’e kursen ironinë

Ellen DeGeneres ka nisur me turneun e saj të “komedisë në lëvizje”, ku del e vetme në skenë dhe performon në komedi stand up....

E vetmja dritë në fundin e tunelit të Metës janë prangat e Dumanit dhe Kllapit

Nga Namir Lapardhaja Kjo ironia e Ilir Metës me 7×7=42, më kujton përmbytjen e Urës Vajgurore në vitin 2018. Në atë kohë, doli lumi dhe i...

Rekord/ 54 mijë e 721 turistë vizituan muzetë kombëtarë gjatë 3 muajve të parë të vitit

Gjatë tre muajve të parë të këtij viti është shënuar rekord i vizitorëve në muzetë kombëtarë. Lajmi bëhet me dije nga kryeministri Edi Rama,...

Lajme të tjera

Web TV