Numri më i lartë i rasteve të reja me Covid-19 në 24, Manastirliu mbledh stafin e Infektivit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar sot stafin mjekësor të Spitalit Infektiv në QSUT, pas shënimit të ditës me numrin më të lartë të konfirmimit të rasteve me koronavirus brenda 24 orëve.

Ndërsa u shprehu mirënjohje për kontributin e tyre, ministrja theksoi se është besimplotë tek puna e bluzave të bardha që nga dita e parë e shpalljes së pandemisë.

“Aktualisht situata epidemiologjike na referon disa momente të rëndësishme të cilat vlejnë për t’u analizuar. E para që në këto dy javë që sigurisht është edhe një efekt i hapjes dy javë më parë, ka raste simptomatike më shumë të shfaqura se dy javë më parë. Virusi ekziston, nuk është zhdukur, pavarësisht se të gjithë e duam të eliminuar. Por ne duhet që të vijojmë të bëjmë detyrën tonë, si Ministri Shëndetësie, ju si mjekë padyshim”,-tha Manastirliu.

Ajo bëri apel për qytetarët për respektimin e masave të distancimit fizik, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

“Jemi përpara hapjes së transportit publik, që është një risk tjetër që duhet të marrim parasysh, ku vendosja e maskave është e detyrueshme, kushtet e higjienës patjetër. Por në të gjithë aktivitetet duhet të jetë ky kujdes, jo vetëm në ato të cilat do të lejohen të hapen”, -theksoi ministrja.

Ndërsa, shefja e shërbimit infektiv, Najada Çomo nga ana tjetër tha se ka një rritje të numrit të të shtruarve gjatë ditëve të fundit, por dha edhe lajmin e mirë që falë punës së stafit, një pacient ka dalë nga intubimi.

“Gjatë 3-4 ditëve të fundit kemi një shtim të numrit të rasteve, pra paraqitja e 10 pacientëve në ditë për shërbim dhe për t’u hospitalizuar është shifër që duhet marrë në konsideratë. Është për t’u vlerësuar që ky shtim i rasteve shoqërohet me raste të rënduara, ku mbizotëron Tirana. Kur ke pacientë në terapi intensive do të thotë që situata është realisht për t’u tërhequr vëmendja e popullatës, për shkak se është e vërtetë që është ulur vëmendja. Nuk janë vetëm moshat që janë me sëmundje kronike të shtruar në shërbimin infektiv, por aktualisht ka mosha të reja që janë në terapi intensive dhe kuptoni çdo të thotë të jesh në terapi intensive në një moshë shumë të re. Por desha të ndaj edhe një lajm shumë të mirë me ju sot. Për herë të parë nga ne kemi një pacient të ekstubuar, një 71-vjeçar që ka dalë nga intubimi, falë punës së madhe të gjithë shërbimit infektiv”, -tha ajo.

Lexo edhe :  “Do marr shanset e mia”/Kokalari zbardh mesazhin e Berishës:As LaCivita nuk e shpëton dot

Të gjithë mjekët e Spitali Infektiv  bënë apel për respektimin e masave të distancimit, sepse, siç u shprehën ata, virusi është në qarkullim.

“Shihni në këtu janë një ekipi i tërë mjekësh, infermierësh, sanitarësh, farmacistë, të cilët ditë dhe natë punojnë për t’ju gjendur të sëmurëve. Ajo që është e rëndësishme është që njerëzit nuk duhet të ulin kurrë vëmendjen ndaj vetes, ndaj përkujdeseit të higjienës dhe sjelljes në kolektiv, në mënyrë që të mos të harrojmë disa norma që i fituam gjatë javëve të vetëizolimit. Ato ishin të dobishme, do të jetë të dobishme nëse do të vijojmë ti respektojmë. Ndërgjegjësimi, kujdesi, higjiena, mbeten parësore në përballje të infeksionit të kësaj natyre sikundër është SARS COV2”,-theksoi Tritan Kalo.

Mesazheve sensibilizuese iu bashkua dhe doktor Dhimitër Kraja, i cili kërkoi kujdes nga të gjithë.

“Vazhdon bëhet një punë gjigante në Spitalin COVID1. Takim i sotëm është shumë i rëndësishëm, pasi është moment për të bërë një rivlerësim për zbatimin e masave të vendosura, për të evituar këtë situatë që ka ndodhur si pasojë e moskujdesit të mjaft njerëzve në parandalimin e kësaj sëmundje”, tha ai.

Ndërsa, Pëllumb Pipero theksoi se ky numër kaq i lartë nuk pritej në qershor.

“T’ju them të vërtetën nuk prisnim të kishim numër të lartë të rasteve në Qershor, por pas lehtësimit të masave të distancimit social, kjo ka ndodhur. Ajo që dua të them është që të mos ulim vigjilencën, të vijojmë të jemi të kujdesshëm pasi virusi është ende në qarkullim,”- tha prof. Pëllumb Pipero.

Ndërsa doktor Arian Harxhi pohoi se nuk pritej ky numër i lartë i rasteve me COVID-19, në qershor.

“Më sëmundjet infektive është e rëndësishme të dihet që çdokush ka përgjegjësitë e veta. Përgjegjësi kanë institucionet, ka shëndeti publik, por përgjegjësi ka edhe shoqëria dhe sjellja individuale”, tha prof. Arian Harxhi.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Edhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit

Një ish-banore e Big Brother Albania Vip, ka zgjedhur të provojë fatin në politikë, duke kandiduar për deputete në...

Europa bëhet gati për luftë! PE miraton planin e riarmatosjes së BE-së

Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën një rezolutë jodetyruese mbi Librin e Bardhë për Mbrojtjen që Komisioni Evropian do të prezantojë më 19 mars dhe...

Influencerja vritet ‘live’ teksa po bënte një video në rrjete sociale

Vrasje drejtpërdrejt në rrjetet sociale. Influencuesja Airi Sato nga Japonia, 22 vjeçare, vdiq si pasojë e plagëve të shkaktuara nga një individ gjatë transmetimit 'live' në...

Stafi i USAID merr një email tjetër, urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Pasi Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se mbi 80 për qind e programeve të USAID-it po mbyllen përfundimisht, stafi i kësaj organizate ka marrë...

Proda: Vitin e kaluar erdhën 10 mln turistë dhe nuk pati asnjë incident

Drejtori i Përgjithshëm të Policisë Shtetit, Ilir Proda, gjasë fjalës së mbajtur sot, në Konferencën e Nivelit të Lartë për ‘Policimin në Komunitet dhe...

Lajme të tjera

Web TV