Pas 14 vitesh, Robbie Williams blen më në fund një telefon celular. Këngëtari ka pranuar se e ka të domosdoshëm një celular për të komunikuar me fansat e menjëherë e ka nisur duke përdorur live në ‘Instagram’.
“Mbrëmë gruaja më akuzoi se po rrija shumë në tel dhe kishte të drejtë” thotë aktori, duke pranuar se celulari mund të bëhet vesi i tij raporton The Sun.
Robbie kishte hequr dorë nga telefoni celular që prej vitit 2006, duke deklaruar se nuk i pëlqente dhe do hiqte dorë përfundimisht nga një I tillë. Më herët Robbie Williams ka qenë i varur nga droga dhe alkooli ndërsa sot, pa ato vese thotë se celulari dhe rrjetet sociale mund të ndikojnë në shëndetin e tij mendor.ka.ta/Fjala.al/