Hapja e kufijve dhe rifillimi i fluturimeve, Cakaj biseda telefonike me homologët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka komunikuar ditën e sotme në telefon me homologët e Turqisë, Italisë, Hungarisë  dhe Sekretaren për Çështjet Europiane në Francë.

Lajmin e ka bërë publike përmes një postimi në rrjete sociale ku njofton se temat e diskutimit kanë qenë lufta ndaj COVID-19, rihapja graduale e kufijve dhe rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai ka falenderuar homologët për ndihmën e dhënë ndaj Shqipërisë.

“Në ndërkohë zhvillova edhe telefonata me Ministrin e Jashtëm të Turqisë ??, z. Mevlüt Çavuşoğlu, të Italisë ??, z. Luigi Di Maio, të Hungarisë ??, z. Péter Szijjártó dhe Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane të Francës ??, znj. Amélie de Montchalin për të biseduar lidhur me luftën e përbashkët kundër COVID-19 dhe bashkërenduar veprimet për hapjen graduale të kufijve dhe rifillimin e fluturimeve direkte. Falënderues për mbështetjen e këtyre vendeve për procesin e rindërtimit pas tërmetit dhe luftën kundër pandemisë ?!” shkruan Cakaj./En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/cakajgent/photos/a.2300907456845549/2644219942514297/?type=3&theater

Të fundit

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Greqia blen raketa franceze! Vihet në zbatim plani 12-vjeçar për modernizmin e mbrojtjes

Vetëm disa ditë pasi Athina ka shpallur planin e saj 12 vjeçar për modernizimin e arsenalit të saj ushtarak me teknologji moderne me vlerë...

Kritere të reja për fermerët, bujqit ankohen për vështirësi në aplikim

Qeveria shqiptare ketë vit ka vënë në dispozicion të fermerëve 4.4 miliard lekë. Skema Kombëtare kësaj here është e ndarë në 8 masa ku kemi...

Lajme të tjera

Web TV