Ish-ministri i Shëndetësisë: Shqipëria sot barazon Kinën, problemi te testimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka deklaruar se sot Shqipëria ka të njëjtin numër rastesh të prekura me koronavirus sikurse dhe Kina.

Sipas Shehut, Kina e cila ka 1.5 miliardë banorë shqetësohet shumë nga 57 rastet e reja dhe do të testohen miliona personel shëndetësor dhe qytetarë me temperaturë. Ndërkohë ai shprehet se në Shqipëri nuk ka të dhëna testimesh dhe numri i tyre ka rënë 5-6 herë krahasuar me më parë.

Statusi i plotë

Shqiperia sot barazon me Kinen, me nga 57 raste te reja Covid secila!
Po po, eshte e vertete, ne 24 oret e fundit jemi me te njejtin numer rastesh te reja me Kinen.
Por me disa ndryshime:
—Kina me 1,5 miliard banore shqetesohet shume nga ky numer dhe vepron me energji ne planin epidemiologjik.
Shqiperia me 2,8 milion banore….”gjume” ose vetem propagande!
—Kina njofton se te gjithe personelit mjekesor e qytetareve me temperature po u behen apo do tu behen testet virusale, imunologjike etj speciale, pra dhjetra milione te tille.
Shqiperia ul me 5-6 here numrin e testimeve ne Tirane ku jane vatrat kryesore, per te aritur ne nivelin me te ulet te tyre sot, 32 virologjike e 3 imunologjike ne 24 ore me nje pozitivitet te frikshem afer 50%. Nderkaq nuk ipet asnje e dhene per numrin e testimeve, llojin e rezultatet e tyre ne QSUT e senatorium, se per institucionet e tjera shendetesore e kujdesin paresor as qe behet fjale.
—Kina mobilizon te gjithe kapacitet laboratorike te vendit per te realizuar numra te tilla testimesh.
Shqiperia vazhdon te mos lejoje ne menyren me antishkencore laboratoret e vendit qe te realizojne egzaminimet perkatese, duke vazhduar me menyrat konspirative vetem ne IShP per virologjiket e ne QSUT per imunologjiket, edhe kjo pa asnje transparence per licensimin, vendet qe i perdorin apo i kane refuzuar keto te fundit.
Une mendoja se per shume aresye kjo Rilindje do te ecte se paku ne gjurmet e Kines, por dhe kjo nuk qenka e thene…sic duket kane hyre ne fazen e luftes si dikur kunder Ten Siao Pin-t!/Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

“Sali Berisha është qaraman!” Endri Shabani ka një këshillë për partitë e reja

Kryetari i “Nisma Thurje”, Endri Shabani ka reaguar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare teksa ka komentuar bashkimin e...

Kërcënimet ndaj Osmanit, Prokuroria Speciale nis hetimet për identifikimin e autorëve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar nga lidhje me kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani, teksa njofton se ka autorizuar njësinë përkatëse të policisë që...

Sherre mes tifozëve të Tottenham dhe United, anglezët “kthejnë përmbys” Bilbaon

Mediat spanjolle kanë kritikuar ashpër tifozët e Manchester United dhe Tottenham për shkak se janë “të vështirë për t’u kontrolluar” dhe kanë shkaktuar përplasje...

Biznesi i Donald Trump ndërton një klub golfi me vlerë 1.5 miliardë dollarë në Vietnam!

Kryeministri i Vietnami Pham Minh Chinh dhe djali i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Eric Trump, zhvilluan të mërkurën (21 maj) ceremoninë e hapjes...

Nuk arriti të marrë mandat, Braimllari: Gara në listën e hapur të PS ishte e fortë!

Kandidati i Partisë Socialiste, Endrit Braimllari, foli sot në studion e Neës 24 për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Screenshot_23Ndonëse nuk arrit të fitojë mandatin...

Lajme të tjera

Web TV