Dialogu Kosovë-Serbi, Ngjela: Presioni i SHBA e BE mund të “zgjojë” politikën shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ende qeveria shqiptare nuk ka ndonjë reagim mbi vendosje e tarifës për mallrat serbe nga qeveria e Haradinaj.

Gjatë një interviste në ora news avokati Spartak Ngjela nënvizon faktin se klasa politike shqiptare po tregohet shumë indiferente për këtë proces.

Sipas Ngjelës politika amerikane dhe ajo gjermane kërkojnë më shumë ringritjen e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor se sa vetë Shqipëria.

Vetëm presioni i politikës amerikane ose asaj të BE-së do të zgjojë politikën shqiptare lidhur me këtë proces, tha më tej avokati.

Fjala e plotë

BE nuk ta njeh një shtet që është një luftë me një shtet tjetër. Po të jesh në një gjendje lufte, nuk të pranon në gjirin e saj. Këtu flitet Shqipëria ku ndodhet. Roli i Shqipërisë në dialogun duket enigmë sepse politika ka aftësi të mëdha në këtë pikë. E para sepse nuk njohim historinë. Politika aktuale që është në pushtet nuk e njeh historinë e Shqipërisë. Nuk e dinë se çfarë do të thotë Kosovë dhe çfarë do të thotë Shqipëri. Kjo është përsa i përket këtyre në pushtet. Për ata që nuk janë në pushtet, nuk merret vesh se për kë luajnë. Të dy këta krahët politikë nuk ndërmarrin asnjë hap dhe nuk kanë asnjë gjykim normal në botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. 

Më shumë e kërkon politika amerikane dhe gjermane ringritjen e botës shqiptare në këtë rajon se sa vetë politika shqiptare. Politika shqiptare është e vobektë. E ka nga partia apo nga vullneti i dobët që ka për patriotizmin shqiptar, këtë duhet ta provojë koha. Nuk është në nivelin e duhur. Një herë që u treguam në nivelin e duhur, ngritëm tension të madh. Kur foli kryeministri aktual për Çamërinë.Tani problemi është që politika amerikane do t’ia kërkojë këtij me këmbëngulje që politika shqiptare të hyjë me personalitet. Sepse janë 2 milionë atje. Duhet ta ndjekim me vëmendje se çfarë do të bëjë politika shqiptare në funksion të kësaj çështje. Por politika shqiptare nuk ka për ta bërë kurrë nëse nuk ka një presion të politikës amerikane ose të BE-së.

 

Lexo edhe :  “Kokat” e botës/ Zbuloni listën e 100 njerëzve më të fuqishëm në botë

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Ngërçi politik, s’ka ende marrëveshje, a janë zgjedhjet zgjidhja?

Situata politike në Kosovë mbetet e bllokuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin...

Renault serik më i shtrenjtë i prodhuar ndonjëherë në histori

Prodhuesi francez po risjell një nga emrat e preferuar nga e kaluara e tij, por me një petk modern. Renault 5 Turbo 3E, një “mini...

Incident i rëndë në një depo municionesh ruse, shpërthimet tronditin Moskën

Një seri shpërthimesh të fuqishme ka tronditur një depo municionesh ruse në rajonin perëndimor të Vladimirit, rreth 130 kilometra në veri-lindje të Moskës, njoftoi...

Furgoni i ri luksoz i Mercedes duket se ka ardhur nga e ardhmja (FOTO)

Koncepti Vision V është një pamje paraprake e asaj që do të vijë nga Mercedes. Kur ishte hera e fundit që patë një furgon koncept?...

Si po ia bën fushatën Metës në burg?/ Kryemadhi flet pa ‘doreza’, tregon kujt i telefonon

Edhe pse e divorcuar zyrtarisht nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi po bën çdo ditë fushatë për ish-bashkëshortin, duke kërkuar vota për të, për zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV