Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vazhdon turin e tij të takimeve me qytetarët dhe bizneset në zonën e Farkës, në Tiranë.
Kryedemokrati ndaloi në gomisterinë e një të riu, ku u njoh me problematikat që po hasin bizneset në këtë zonë.
Kryetari Basha deklaroi se qeveria nuk ndihmon biznesin, por vijon me gjobat
“Në Farkë, në qendër të Tiranës dhe kudo problemi numër një është rënia e konsumit. Shqipëria është në një krizë të thellë. Qeveria vijon me gjoba, me bandat e tatimorëve që nuk i shërbejnë ligjit, por mbushin xhepat e tyre. Në ditët e fundit ka një rritje marramendëse të ryshfetit. Paralajmëroj çdo punonjës që abuzon me detyrën se asgjë nuk do të falet”, tha Basha./Re.Gu/Fjala.al