Noka: Marrëveshja e 5 qershorit, mënyra më e mirë për garantimin  e zgjedhjeve të lira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse nuk është angazhuar me procesin e  marrëveshjes  së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore Flamur Noka shprehet  se kjo ishte një mënyrë e mirë për të siguruar dhe garantuar zgjedhjet. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU në grupin mediatik “FJALA”, Noka ka deklaruar se kjo marrëveshje ka qenë me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira.

 -Zoti Noka, unë do të doja mendimin tuaj lidhur me atë që quhet marrëveshja e 5 qershorit.

-Ne si forcë politike dhe opozita e bashkuar në përgjithësi ka demonstruar qartësisht një vullnet për t’u ulur në tryezë me mazhorancën dhe për të përmirësuar kodin zgjedhor dhe për të arritur marrëveshje për një qëllim. Qëllimi jonë është zgjedhje të lira dhe votë të lirë e të ndershme. Shqipëria në këto 7 vjet ka vuajtur më së shumti mungesën e zgjedhjeve të lira dhe ka vuajtur tërësisht nga devijimi i  votës së lirë. Që kur Rilindja është në pushtet, në Shqipëri nuk ka pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është institucionalizuar nga Rilindja vjedhja e votës dhe kjo është e dokumentuar. Ka vërtetuar që zgjedhjet e lira në Shqipëri nuk i njeh si nocion. Ndaj vullneti jonë ishte që shqiptarëve t’iu sigurohet votimi pa ndikimin e krimit. Në këto rrethana, ne ishim të hapur pa asnjë kondicion të ulemi me opozitën, me këdo, vetëm të zgjidhet ky problem një herë e mirë. Në këtë proces kemi ofruar vullnetin tonë dhe ekspertizën tonë më të mirë. Ajo çka po shohim është se edhe pas përfundimit të një projekt drafti, tentohet të cënohet përsëri ky draft para se të shkojë në parlament, tentohet të cungohet sepse Edi Rama ka frikë zgjedhjet e lira. /Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  Rriten sërish temperaturat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

https://www.youtube.com/watch?v=zDgN6zK6UIo

 

Të fundit

Ushqimet që shkaktojnë celulit, zgjidhjet natyrale për ta trajtuar

Celuliti ndodh kur indet në shtresën e lëkurës dobësohen dhe lejojnë formimin e depozitave dhjamore shumë pranë sipërfaqes së...

Zelensky zhvesh për Pashkët “uniformën ushtarake”: Putini është i çmendur

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pasi Rusia e shpalli në kërkim. Përmes një videomesazhi nga Katedralja e Shën Sofisë në Kiev Zelensky...

Gati ndryshimi rrënjësor për pensionet! Detajet

Ekspertja e ekonomisë, Eriola Hoxha ka folur për skemën e pensioneve. Në një intervistë televizive, ajo deklaroi se buxheti i shtetit ka qenë i...

A mund t’i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?

Ndërsa qeveria ecën përpara me legjislacionin që mund të rezultojë në ndalimin e TikTok-ut në të gjithë SHBA-në, ka një shqetësim në rritje për...

Këta janë faktorët që shkaktojnë ëndrra të çuditshme

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë funksionon ashtu siç funksionon,...

Lajme të tjera

Web TV