Sot afati i fundit i aplikimit për garancinë e parë sovrane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot është afati i fundit i aplikimit për garancinë e parë sovrane. Afati fillestar kur do të mbylleshin aplikimet për garancinë sovrane për pagat e punonjësve deri në 3 muaj ishte data 29 maj.

Fillimisht garancia sovrane ishte me normë interesi 2.85% por më pas u mor përsipër nga shteti interesi, dhe biznesi tashmë do të shlyejë vetëm vlerën e marrë kredi pa normë interesi, brenda 2 viteve.

Por Ministria e Financave duke konsideruar faktin që kishin mbetur edhe mbi 5.1 miliardë lekë pa lëvruar, në mënyrë që të ketë sa më shumë përfitues, vendosi të shtyj afatin.

Në total që në miratimin e garancisë së parë sovrane në vlerën e 11 miliardë lekëve në muaj aplikuan mbi 700 biznese.

Bizneseve në vështirësi iu dha mundësia që të merrnin kredi për pagat e punonjësve por në asnjë rast vlera mujore bruto e pagës për punonjës nuk duhet të ishte më e lartë së 150 000 lekë.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Zgjedhjet/ Zaloshnja: Nëse votohet sot si parti e parë do dilte PS, e pas saj Rithemelimi

Analisti  Eduart Zaloshnja, i ftuar në News 24 ka sjellë të dhëna mjaft interesante të një sondazhi që ka...

AMA nis fushatën e Edukimit Mediatik me prindër dhe edukatoret e kopshteve të Tiranës

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka hapur fazën e dytë të fushatës së Edukimit Mediatik. E nisur prej muajsh me një cikël videosh informuese dhe...

Përfitojnë 500 mijë shqiptarë, Parlamenti miraton marrëveshjen për pensionet me Italinë

Shqipëria përmbylli procesin e miratimit të marrëveshjes me Italinë për pensionet, nga e cila përfitojnë më shumë se 500 mijë shqiptarë të cilët prej...

Hulumtimi tregon se cilët janë shoferët më të këqij në Evropë

Ju ndoshta keni qenë në një vend të huaj, keni marrë me qira një makinë dhe keni shkuar për të eksploruar. Epo, supozojmë se...

Rasim Gjoka, gazetari që u largua si filozof

Nga Frrok Çupi Ditën e fundit, që ndodhi pardje, Rasim Gjoka u ndodh para dy shtrëngesave, si në morseta njerëzore: E para, pse nuk u shpërnda...

Lajme të tjera

Web TV