E paskemi ditur gjithë jetën gabim, studimet provojnë se menopauza ngadalëson plakjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë e dimë që menopauza nënkupton ndërprerjen e ciklit menstrual. Ajo fillon mes moshës 45- 55 vjeç, por mund të fillojë edhe më herët ose më vonë se sa mosha e sapo shënuar. Megjithatë me fillimin e menopauzës nuk do të thotë se fillojnë vitet e pleqërisë. Sepse siç thotë nutricionistja Diola Dosti: “Menopauza ngadalëson procesin e plakjes”.

“E di që tingëllon çuditshëm, por menopauza ngadalëson procesin e plakjes dhe është për të mirën e grave”, thotë Diola. Ajo shton që periudha gjatë të cilës gratë plaken më shpejtë është mes pubertetit dhe menopauzës. “Mendoni pak se sa shpejtë ndryshon trupi i një vajze pas ciklit të parë menstrual.” Ky ndryshim ndodh për shkak të sasisë së hormoneve riprodhuese (estrogjenit dhe progresteronit) të cilët duke pasur përbërje steroidesh duke përshpejtojnë procesin e plakjes.- sqaron Diola.

“Me fillimin e menopauzës këto hormone reduktohen duke ruajtur gratë nga kanceri, virusi dhe bakteret që janë të lidhura dhe ushqehen me këto hormone riprodhuese. Ndërsa për sa i përket osteoporozës, ajo nuk vjen pas menopauzës, por i duhen dekada për t’u zhvilluar dhe thjesht shfaqet kur gruaja është në një moshë më të madhe” shton Diola Dosti.

Sipas Diolës kjo është mrekullia e trupit të njeriut i cili i njeh limitet e veta. Ai është i gatshëm të paguajë çmimin për aftësinë që ka për të krijuar jetë nga puberteti, deri në menopauzë, jo më pas. “ Kjo është mënyra e tij për t’u mbrojtur. Rinia e vërtetë është para pubertetit dhe menopauza është e ngjashme me këtë periudhë”. Prandaj të dashura zonja, mos u shqetësoni kur të dalloni shenjat e para të menopauzës, kjo është mënyra që trupi ka gjetur për të ngadalësuar procesin e plakjes pas hyrjes në pubertet./ ZHAKLIN LEKATARI

Të fundit

S’mund t’i besosh Shqipërinë dikujt që s’i beson askujt

Nga Mero Baze Debati mes dy partnerëve në koalicion, Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, është pasojë e qartë e mosbesimit...

Rritet në 1 milionë lekë granti i vetëpunësimit, aplikimet vetëm online

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në programin e nxitjes së vetëpunësimit, me qëllim që të mbështesë më tej...

Zuckerberg në gjyq, investitorët kërkojnë 8 miliardë dollarë

Një padi kolektive prej 8 miliardë dollarësh e ngritur nga investitorë kundër drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, dhe drejtuesve të tjerë të kompanisë,...

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar), Harry...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Lajme të tjera

Web TV