BIRN nxjerr zbuluar Serbinë, ja si manipulohen shifrat e viktimave nga virusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 630 persona humbën jetën nga COVID-19 në Serbi nga data 19 mars deri në 1 qershor, ndërkohë që zyrtarisht është publikuar se në këtë periudhë janë regjistruar vetëm 244 vdekje. Ky përfundim është arritur pas një investigimi të bërë nga Rrjeti i reporterëve investigues të Ballkanit (BIRN).

BIRN kishte akses në të dhënat e sistemit informative mbi Covid-19, të cilat tregonin se idis 19 marsit deri më 1 qershor kanë humbur jetën 632 pacientë, që do të thotë se janë 388 më shumë ka shifra zyrtare e publikuar nga autoritetet vendase.

BIRN gjithashtu raportoi se kishte midis 300 dhe 400 raste të reja çdo ditë, shumë më tepër sesa të dhënat e publikuara zyrtarisht ku shifra më e lartë e bërë publike ka qenë 97.
Këto të dhëna publikohen në tabelën “Raporti për Qeverinë”, ku përmban tre të dhëna – numrin e personave të testuar në 24 orët e fundit dhe ato pozitivë, numrin i viktimave të konfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe spitalet.

Dallim më të madh i numrit të rasteve të vdekjes është vënë re në Qendrën klinike të Nish, ku zyrtarisht kanë vdekur 77 pacientë, ndërsa sipas burimeve të BIRN, janë regjistruar 243 raste të vdekje.

Në Qendrën Klinike në Beograd ‘Dragisa Misioviç’, numri i vdekjeve u “reduktua” zyrtarisht, janë regjistruar 39 vdekje, ndërsa sipas burimeve të BIRN shifra ishte 88.

Në Qendrën tjetër Klinike të Beogradit, Zvezdara, zyrtarisht kishte 14 pacientë të vdekur, ndërsa sipas të dhënave që posedon BIRN janë regjistruar 59 vdekje. Spitalet e tjera kishin dallime më të vogla midis shifrave të publikuara dhe atyre reale.

Të dhënat treguan se numri i viktimave ishte në rritje nga fundi i marsit dhe arriti kulmin në mes të prillit, duke mbetur i qëndrueshëm deri në fund të muajit.

Lexo edhe :  “Brenda 2028, mbyllen legalizimet”, Rama: Në Theth nuk do lejohen resorte!

BIRN ka tentuar disa herë të kontaktojë Ministrinë e Shëndetësisë, Ekipin e Emergjencave dhe Institutin e Shëndetit Publik të Serbisë për të zbuluar se përse shifrat e publikuara zyrtarisht nuk janë realet dhe kush vendosi që shifrat të mos publikohen, por askush nuk u përgjigj./BIRN/Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV