Analiza në ‘The Economist’: Kush e udhëheq sot botën?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krizat mund të sjellin edhe qartësi. Në krizën financiare të vitit 2008-09, u krijua klubi i G20-ës i ekonomive më të mëdha të botës, duke reflektuar faktin sesi fuqia ekonomike ishte përhapur përtej G7-ës së botës së pasur.

Ajo që ka nxjerrë në pah pandemia e Covid-19, është mungesa e udhëheqjes globale. Këtë herë G20 ka bërë pak më shumë se sa një zotim retorik për të “bërë çfarëdo gjëje që duhet”, dhe mbështetur pezullimin e shlyerjes të borxheve nga vendet e varfra.

Amerika, që në të shkuarën ka drejtuar fushatat globale për të mposhtur sëmundjet e HIV/AIDS dhe Ebolës, është zhytur në konfliktet e saj të brendshme. Dhe Këshilli i Sigurimit i OKB, ka konfirmuar mosfunksionimin e tij. Pesë anëtarët e përhershëm të këshillit (P5), janë të ndarë midis 3 vendeve perëndimore nga njëra anë, dhe Rusisë dhe Kinës nga ana tjetër.

Shumë analistë, kanë nisur të dyshojnë se dyshja autoritare ka një pakt zyrtar me njëra-tjetrën. Rusia e ushtron shpesh të drejtën e vetos, ndonjëherë në krah të Kinës. Në vend se të hidhej në veprim kundër Covid-19, KS diskutoi për herë të parë mbi këtë krizë vetëm në muajin prill.

Franca dhe Rusia, kanë qenë të prirura që liderët e P5 të bëhen bashkë në vitin e përvjetorit të OKB, por e kanë parë të vështirë që ta realizojnë këtë gjë. Pandemia goditi pikërisht në kohën kur konkurrenca midis Amerikës dhe Kinës, superfuqitë dominuese dhe në zhvillim të botës, ishte tashmë intensive, dhe shtrihej nga tregtia dhe teknologjia, financat dhe deri tek dominimi rajonal në Azi.

Në Amerikë ka një perceptim bipartizan, që e sheh Kinën si një rivale që vjedh pronën intelektuale, përfiton nga hapja e Amerikës, dhe që synon t’i heqë kësaj të fundit drejtimin e botës. Nga ana e saj, Kina është gjithnjë e më e pacipë në përpjekjet e saj kundër Amerikës (apo çdo vendi që i bën rezistencë).

Çdo tërheqje e Amerikës nga udhëheqja globale, është një mundësi që Kina të fitojë terren. Ndërsa SHBA-ja ka pezulluar fondet që jep për OBSH, Kina ka premtuar 2 miliardë dollarë për këtë institucion për ta luftuar pandeminë. Presidenti Xi Jinping e portretizon Kinën si një kampione të multilateralizmit, dhe po flet për të marrë “një rol aktiv në drejtimin e reformës së sistemit të qeverisjes globale”.

Kina ka ndërtuar kanale të ndikimit jashtë institucioneve që projektoi dikur Amerika. Ajo ka themeluar Bankën Aziatike të Investimeve të Infrastrukturës, duke shkelur në ‘territorin’ e Bankës Botërore. Ka udhëhequr BRICS (aleanca e saj me Brazilin, Rusinë, Indinë dhe Afrikën e Jugut) dhe Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait, një grupim prej 8 vendesh që përfshin Rusinë dhe vendet e Azisë Qendrore, si dhe Indinë e Pakistanin.

Pastaj është edhe Nisma e Brezit dhe Rrugës e presidentit Xi, që parashikon ndërtimin e një infrastrukturë gjithëpërfshirëse. Ndërkohë, Kina e ka rritur metodikisht ndikimin e saj mbi institucionet ekzistuese, sidomos në OKB.

Lexo edhe :  Policia e Beratit angazhon mbi 290 efektivë për ruajtjen e materialeve zgjedhore

Ajo e ka shtuar mbështetjen e saj financiare, duke u bërë kontributorja e dytë më e madhe pas SHBA-së, si për buxhetet e përgjithshme, ashtu edhe për misionet paqeruajtëse. Ajo është bërë më kërkuese. “Dhjetë vjet më parë, Kina ishte shumë e matur, duke pretenduar se ishte thjesht një vend në zhvillim. Tani kinezët janë të papërmbajtshëm, dhe duan të drejtojnë sistemin e qeverisjes globale”- thotë një diplomat evropian në OKB.

Kinezët drejtojnë sot 4 nga 15 agjencitë e specializuara të OKB-së, përfshirë Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë me seli në Romë, dhe Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit me qendër në Gjenevë. Ndërkohë amerikanët drejtojnë vetëm një nga organizatat e OKB-së.

Zyrtarët kinezë, mundohen të futin në dokumentet zyrtare referenca të favorshme për vendin e tyre, dhe një gjuhë miqësore ndaj interpretimit që i bëjnë të drejtave të njeriut, duke e vënë theksin tek sovraniteti dhe zhvillimin kombëtar (“respekti i ndërsjellë, dhe bashkëpunimi ku të gjithë janë të fituar).

Në prapaskenë Kina përdor çdo lloj mjeti që ka në dispozicion, për të shmangur kritikat për shtypjen e minoriteteve në Xinjiang ose Tibet. Ndërkohë janë shtuar fitoret e vogla të Kinës, shpesh në dokumente të paqarta dhe forume që nuk bien shumë në syrin e publikut.

Për shembull në Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh, Perëndimi dhe miqtë e tij llogarisin normalisht 9 vota të nevojshme për të miratuar shumë nga vendimet që synohen. Por në marsin e 2018-ës, një propozim i mbështetur nga amerikanët që Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, të raportonte në një seancë zyrtare mbi abuzimet në Siri u hodh poshtë pas presionit të Kinës, falë të cilit Bregu i Fildishtë ndryshoi qëndrim minutën e fundit.

Synimi mund të mos jetë zëvendësimi i Amerikës si një superfuqi që bart barrën e problemeve në të gjithë botën. Më shumë gjasa, Kina dëshiron thjesht një rrugë të pakufizuar për një zhvillim të mëtejshëm. “Republika Popullore e Kombeve të Bashkuara”, një raport i vitit të kaluar nga Qendra për një Siguri të Re Amerikane (CNAS), arriti në përfundimin se Kina po “e bënte botën të sigurt për autokracitë”.

Për një kohë të gjatë, Amerika i kushtoi pak vëmendje, por tani po ndryshon qasje. Në janar të këtij viti, Departamenti i Shtetit caktoi enkas diplomatin Mark Lambert, me detyrën e të kundërshtimit të “ndikimit të keq” të Kinës dhe të tjerëve në OKB. Në mars, përpjekjet e tij arritën të hedhin poshtë ofertën e Kinës për të marrë drejtimin e agjencisë së pestë në OKB, Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale me seli në Gjenevë.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Balluku ironizon PD: Shokuese të të heqin mandate nga lista e mbyllur

Në qarkun e Fierit ka përfunduar numërimi i votave, me Partinë Socialiste që ia del të marrë 12 mandate,...

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që futen në Kuvend

Elbasani ka nisur numërimin e votave për kandidatët e listës së hapur. Në këtë qark PS fitoi 10 mandate, ndërsa PD vetëm 4. Në listën...

11 maji, paralajmëron Alimehmeti: OSBE ka prova shumë të forta

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti, është shprehur se OSBE ka prova të forta për deformimin e vullnetit...

Fitore absolute, por jo miting festiv. Zbulohet plani i Ramës për nesër

Ka kaluar 2 ditë nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, ndërsa numërimi është drejt fundit ku PS ka fituar fuqishëm duke siguruar deri...

“Faleminderit motër”, Rama i kthen përgjigje Melonit për urimin e fitores

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas urimit që mori nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, pas fitores në zgjedhjet e 11 majit. Përmes një...

Lajme të tjera

Web TV