Aktakuzat nga Gjykata Speciale/ Enver Robelli: Keni pasur kohë për ta shmangur këtë ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Enver Robelli

Kjo nuk është ditë për patriotë të rrejshëm. Kur në vitin 2010 u miratua Raporti i Këshillit të Evropës për shumë të zeza të  luftës dhe pasluftës, ata që përmendeshin aty duhej të largoheshin menjëherë nga politika. Këtë shans e patën edhe kur gjetjet e Raportit të Këshillit të Evropës u konfirmuan nga një prokuror amerikan. Këtë shans e patën kur filluan përgatitjet ndërkombëtare për themelimin e Gjykatës Speciale. Zgjodhën një rrugë tjetër – atë të sabotimit të drejtësisë, aleancave joparimore, kurtheve politike. U përdorën instrumentet e shtetit të kapur. Drama e dhjetorit të vitit 2017, kur synohej shpërbërja e Gjykatës Speciale (ambasadori amerikan dhe diplomatë të tjerë, duke ndërhyrë gati fizikisht kundër deputetëve), letra dërguar Mike Pompeos etj., janë disa nga këto përpjekje për t’ia lozur lojën bashkësisë ndërkombëtare. Ndërkohë, numri i dëshmitarëve pakësohej. Ata pak dëshmitarë që kanë mbetur janë kryesisht në vendet perëndimore. Kanë pasur kohë për ta shmangur këtë ditë të gjithë – si të prekurit nga njoftimi i sotëm, ashtu dhe partitë politike dhe ata që marrin pjesë në zgjedhje. Populli! Në vend të kësaj disa zgjodhën rrugën e lojërave politike, të tjerët s’treguan largpamësi shtetformuese e shtetndërtuese, e populli votues nuk e gjeti fuqinë për ndryshime cilësore politike. Tash komentet e flakta nuk bëjnë punë. Pas e keni një dekadë pothuaj të humbur. Përgjegjësi politike bartin të gjithë ata që e sollën situatën deri këtu. E, sidomos, ata që sot i mbushin kusitë me lot krokodili. Gati të gjithë e keni ditur çka po bëni. Jo çdokush duhet të shpërblehet me postet më të larta politike. E tash? Të shpresojmë se Kosova do të dalë sa më pak e dëmtuar nga papërgjegjësia e pjesës më të madhe të klasës politike. Një mësim për të ardhmen: hallet personale të politikaneve nuk duhet të shndërrohen në halle shtetërore.

Lexo edhe :  1 javë festë në Vlorë, çelet sezoni turistik! Bregdeti i dedikohet turizmit
Lexo edhe: Aktakuza e paralajmëruar, Kosova për herë të dytë në dorë të aleatëve

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Mbante peng dy fëmijët e tij të mitur dhe qëlloi me armë RENEA-n, arrestohet 40-vjeçari

Një ngjarje e rëndë nga ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 40-vjeçar mbante peng 2 fëmijët e tij...

CO2 shënon një rritje 10 herë më të madhe në 50 000 vitet e fundit

Shkalla e rritjes së dyoksidit të karbonit atmosferik është aktualisht 10 herë më e shpejtë se në çdo kohë në 50 000 vitet e...

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 15 maj 2024

Sot, më 15 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.5 lekë dhe shitet 93.5 lekë. Euro sot blihet me 100.2 lekë, ndërsa...

Juli apo Meritoni? Ja cili nga banorët shpallet finalisti i dytë i BBV3

Jul Deda është shpallur finalisti i dytë i këtij edicioni të Big Brother VIP. Ai ishte në garë me Meriton Mjekiqin dhe shkon në finale...

Lajme të tjera

Web TV