Pandemia/ Nuk ulen shifrat, 77 raste të reja në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe ditën e sotme duket se vijon rritja e rasteve të reja me koronavirus në gjithë vendin.

Burime për “Fjala” bëjnë me dije se testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 77 raste të reja me Covid-19.

Një ditë më parë u raportuan zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë 78 raste, ndërkohë që 14 pacientë janë në terapi intensive dhe 2 prej tyre të intubuar.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve të respektojnë masat e vendosura, ndërsa bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë.Qytetarë, mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën.Lani duart sa më shpesh për të paktën 20 sekonda.

Ruani distancën fizike në ambientet publike.Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse. Bizneset të sigurojnë vazhdimisht elementët e higjienës si sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë.Siguroni ajrosjen e mire, pastrimin dhe desinfektimin e ambjenteve të punës. Përdorni maskat apo barrierat mbrojtëse gjatë kohës që u shërbeni qytetarëve.

Task forca anti-covid nuk do të tolerojë shkelje të rregullave të sigurisë duke e konsideruar rrezik për shëndetin e qytetarëve. Mininistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të shmangin vendet me grumbullime, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit”, ishte thirrja e ministrisë dje./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Lindi më 1 qershor 1926/ Merlin Monro, misteret e vdekjes se seks simbolit amerikan

Nga Leonard Veizi Ishte 36 vjeç dhe si shumë të tjerë dhe vuante nga insomnia, një term mjekësor që tregon...

Dy komisariate ndryshojnë varësinë, vëmendje krimeve kibernetike dhe problemeve në…

Me fillimin e muajit Qershor policia e shtetit ka zyrtarizuar disa ndryshime ne menyrën e organizimit të punës së  saj. Prej kësaj të enjte komisariati...

SHBA/ Mike Pence pritet të shpallë kandidaturën për president javën e ardhshme

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence po planifikon të hyjë në garën për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, sipas mediave të huaja. Pence, i cili...

U mbyt në lumin Mat, gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit, po peshkonte dhe…

Është gjetur trupi i pajetë i i 22-vjeçarit Valentin Nikolli, i cili u mbyt dje në lumin Mat. Valentin Nikolli u mbyt dje në lumin...

Partizani kampion pa lavdi, Tirana ndihet e vjedhur por hesht

Është mbyllur me shumë polemika Kapionati Shqiptar i elitës së futbollit, ku Partizani u shpall kampion, ndonëse me pikë të barabarta me Tiranë. Dy...

Lajme të tjera

Web TV