Denaj: Bizneset me xhiro deri në 10 mln lekë nuk do të ketë TVSH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjodhi Korçën për të dhënë lajmin që presin bizneset e vogla. Me vendim të Ministrisë së Financave përjashtohen bizneset e vogla nga pagesa e tatimit fitimit dhe të TVSH-së. Për 10 vitet e ardhshme bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë nuk do të paguajnë tatim-fitim, ndërsa sa i takon TVSH-së pragu i ri do të jetë 10 milionë lekë. Fillimisht kryeministri premtoi heqje totale për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë, por ekspertët ofruan një tjetër zgjidhje.

Ministrja e Financave Anila Denaj tha se vendimi hyn në fuqi këtë vit.

“Biznesi i vogël për 10 vitet e ardhshme nuk do të ketë tatim fitimi dhe pragu i TVSH është rritur nga 2 milionë në 10 milionë lekë xhiro në vit. Pra biznesi i vogël duke filluar nga ky vit nuk do të mund të paguajë asgjë për pushtetin qendror”

Teksa zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë me në fokus problematikat e biznesit, ministrja foli edhe për amnistinë fiskale, si një mundësi e bizneseve për të hequr bilancet e dyfishta dhe për të formalizuar aktivitetin e tyre.

“Amnistia fiskale do te dalë për aprovim brenda muajit Korrik dhe zbatimi i tij do të jetë për një kohë të caktuar 9 muaj deri në 12 muaj sipas aprovimit që do të bëhet në aktin normativ dhe me tej me aprovimin në parlament. Është e nevojshme për ta adresuar amnistinë në fokus të bizneseve dhe kërkesat e tyre. Ministria e Financave dhe Ekonomisë prej kohesh ka nisur disa programe të cilat lidhen me formalizimin e Ekonomisë. Prej 1 viti kemi folur për fiskalizimin,me biznesin ne një format të hapur për formalizimin e ekonomisë dhe bizneseve. Ky është një proces që nëpërmjet fiskalizimit ne synojmë në mënyrë të standardizuar dhe nëpërmjet sistemeve një marrje informacioni në kohen reale dhe marrëdhënia me bizneset për tu formalizuar do të ndjekë trajektoren e saj, duke filluar nga viti i kaluar por ai do të quhet vit 0. Derisa të jetë ai proces i ezauruar në këtë përgatitjen e sistemeve të ligjeve unë do ftoja të gjithë bizneset që amnistinë ta shfrytëzojnë si një mundësi për të arritur te viti 0. Ne 30 vjet ekonomi të hapur,ne kemi pasur situata ku biznese të ndershme kanë lejuar vetveten të krijojnë pasqyra financiare joreale. E shohim si një vit qe amnistia fiskale do ndihmoje bizneset dhe individët të koordinojnë bilancet dhe ti sjellin ato në një për të pasur mundësi që edhe fiskalizimi dhe amnistia te ndërthuren si një marrëdhënie për të përmirësuar marrëdhënien me shtetin”, sqaroi ministrja e Financave.

Lexo edhe :  Bie paundi dhe dollari, mësoni me sa blihet dhe shitet euro ditën e sotme

Jashtë vëmendjes nuk ka qenë as situata e pandemisë, ku ministrja tha se nuk do të ketë një paketë të tretë pagash por po shikohen mundësitë për ri-punësimin e qytetarëve dhe dhënien e granteve për bizneset

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Gjyqtarët e saj u vendosën në përgjim nga SPAK? Reagon Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka reaguar zyrtarisht në lidhje me aludimet se SPAK ka vënë nën përgjim njërin prej gjyqtarëve. Përmes një...

Analiza e DW: Nga duhet të vijnë paratë për mbrojtjen e Evropës?

SHBA-ja paguan deri tani pjesën më të madhe të kostove të financimit të NATO-s, një aleancë ushtarake që bashkon 32 vende. Siguria evropiane varet po...

Enkelejd Alibeaj tërhiqet nga rekursi për vulën e PD: Nuk kam më interes!

Enkelejd Alibeaj tërhiqet nga rekursi për vulën e PD në Gjykatën e Lartë. BalkanWeb zbardh shkresën e Alibeajt drejtuar Gjykatës ku parashtron edhe argumentet e...

Dhuna në Kuvend/ Tre deputete të plagosura, një prej tyre 8-muajshe shtatzënë

Detaje të reja dalin lidhur me kaosin që përfshiu ditën e sotme parlamentin serb, ku nuk mungoi edhe dhuna. Mediat në Serbi bëjnë me dije...

Tarifat “lëkundin” tregjet/ Dobësohet dollari, nafta ulet në 70 dollarë për fuçi

Tregjet globale ranë ndjeshëm pas nisjes së zbatimit të tarifave të Trump për Meksikën dhe Kanadanë, investitorët po përgatiten për ndikimin e tyre së...

Lajme të tjera

Web TV