Horoskopi/ Shihni çfarë kanë rezervuar yjet për ju në muajin korrik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi: Me Marsin në shenjë

I dashur Dash muaji korrik do të karakterizohet për shenjën tuaj nga dy kalime të rëndësishme: e para rikthimi i planetit Saturn në shenjën e Bricjapit mund t’ju sjell në këtë gjysmën e dytë të vitit disa vështirësi më shumë në veçanti në ambjentin ku ju punoni: e dyta mos u mërzisni Marsi në shenjën tuaj jua lehtëson disi këto vështirësi që ju presin. Ky planet do të mbetet në shenjën tuaj gjatë gjithë vitit 2020 dhe do ju jap vërtetë forcë dhe energji të pashembullt, falë të cilave do të jeni në gjendje të kapërceni edhe pengesat që Saturni do të vendos në rrugën tuaj. Fat në dashuri i garantuar nga një Venerë e bukur në shenjën tuaj.

Demi: Rezultate të shkëlqyera

I dashur Dem më në fund muaji korrik sjell një qetësi të vogël për shenjën tuaj e cila në periudhën e fundit ishte nën presion nga Saturni i cili ishte në një pozitë jo të favorshëm për shenjën tuaj. Kthimi i Saturnit në Bricjap do t’ju japë rezultate të shkëlqyera duke filluar nga ky muaj: ka ardhur koha për të korrur frytet e punës suaj të palodhur. Mërkuri i favorshëm gjatë gjithë korrikut do t’ju garantojë takime interesante: nëse jeni duke pritur një përgjigje ajo mund t’ju vij së shpejti. Edhe dashuria do të favorizohet nga yjet por nga angazhimet e shumta që keni rrezikoni ta kaloni atë në plan të dytë.

Binjakët: Mos u tërhiqni

Të dashur Binjak planeti Venus nuk ka ndërmend tju braktis ju! Hyri në shenjën tuaj në fillim të prillit dhe do të mbetet deri në gusht duke ju dhënë një korrik plot pasion, emocione dhe ndjenja të mëdha. Disa prej jush tashmë kanë marrë vendime të rëndësishme në lidhje me jetën tuaj si çift, për të tjerët së shpejti do të vij koha për të bërë një hap përpara. Beqarët do të kenë mundësinë të bëjnë takime të destinuara për t’u shndërruar në histori të qëndrueshme, nëse kjo është ajo që ata dëshirojnë … Me pak fjalë, mos u mërzit: muaji korrik ju fton të dashuroni.

Gaforrja: Mbështetuni tek Mërkuri

E dashur Gaforre për fat të keq planeti Saturn do të rikthehet në Bricjap dhe për këtë arsye do të jetë në kundërshtim me shenjën tuaj: nëse në javët e fundit keni arritur të merrni frymë në muajt e ardhshëm do të ndjeni ‘peshën’ e këtij planeti i cili në mënyrë të pashmangshme do t’ju bëjë që të merreni me veten tuaj. Padyshim që nuk do të jetë e lehtë por rezultati do të revolucionarizojë jetën tuaj, deri në fund të vitit do të arrini në përfundime të rëndësishme dhe domethënëse. Ndërkohë ju mund të mbështeteni në një Mërkur të shkëlqyer i cili rafinon aftësitë tuaja të inteligjencës dhe komunikimit.

Luani: Rikthehet qetësia

I dashur Luan muaji korrik më në fund do t’ju rikthej paqen. Saturni do të braktis planetin e Ujorit për tu rikthyer te Bricjapi. Dhe me rikthimin e Saturnit në Bricjap nuk do të jetë më në kundërshtim me shenjën tuaj, dhe kjo do t’ju lejoj një rikuperim të këndshëm të energjisë. Do të keni mundësinë të kapërceni shumë nga pengesat që keni gjetur në rrugën tuaj në periudhën e fundit dhe pak nga pak do të jeni në gjendje të rregulloni gjithçka gjithashtu falë dhe një Marsi të shkëlqyeshëm që është i gatshëm për t’ju dhënë gjithë energjinë që ju nevojitet për ta bërë atë. Korriku do të jetë një muaj super me fat edhe për ndjenjat.

Virgjëresha: Probleme me çështjet e zemrës

E dashur Virgjëreshë muaji korrik për fat të keq do të vazhdojë t’ju jap një kohët ë vështirë në fushën e ndjenjave. Planeti Venus në fakt do të mbetet në një pozitë jo të favorshme ndaj shenjës tuaj duke krijuar tensione në jetën tuaj si çift. Nga pikëpamja profesionale korriku do të shënojë një kthesë të mirë. Saturni do të kthehet në anën tuaj dhe ju gjithashtu keni dhe mbështetjen e Jupiterit dhe të Mërkurit. Në gjysmën e dytë të vitit, do të vijnë rezultate të mira: ndërkohë, do të keni mundësi të bëni hapa të rëndësishëm përpara.

Lexo edhe :  Romeo zgjidhet finalisti i parë i “BBVA 3”

Peshorja: Një muaj i rëndë

E dashur Peshore muaji korrik për fat të keq do të jetë pak i rëndë për shenjën tuaj, e cila duhet të përballet me disa planete në një poztië jo të favorshme, veçanërisht ato do të ndikojnë më shumë në sferën e punës. Rikthimi i Saturnit në Bricjap ju krijon ngadalësim ose bllokim për projektet tuaja. Jupiteri i pafavorshëm dhe Mërkuri e bëjnë më të vështirë gjetjen e mundësive të duhura dhe kontaktet që ju nevojiten për të arritur qëllimet tuaja. Për fat të mirë, ky muaj do të jetë super-pozitiv sa i përket ndjenjave: mund të mbështeteni tek një Venus i bukur, i gatshëm për t’ju dhuruar gjithë dashurinë që dëshironi!

Akrepi: Një muaj me fat

I dashur Akrep muaji korrik do të jetë shumë i favorshëm për shenjën tuaj. Më në fund planeti Saturn i cili është rithyer në shenjën e Bricjapit do të kthehet për t’ju favorizuar duke ju çliruar nga presioni që keni pasur në periudhën e fundit. Një lajm i mirë vjen dhe nga ambjenti ku ju punoni Jupiteri dhe Mërkuri janë të gatshëm për t’ju dhënë mundësinë që keni pritur. Në frontin e ndjenjave, ju mund të përjetoni një moment qetësie … mos u shqetësoni , muaji gusht do të kujdeset për rindërtimin e ‘shpirtave të nxehtë’.

Shigjetari: Çiftet në prova të vështira

I dashur Shigjetar për fat të keq planeti Venus do të mbetet në kundërshtim me shenjën tuaj dhe këtë muaj.Tranziti i tij i gjatë në shenjën e Binjakëve do të përfundojë vetëm më ardhjen e muajit gusht kur më në fund do të merrni frymë. Tani për tani ju duhet të rezistoni: kërkoni gjithmonë dialog me partnerin tuaj përballuni me të gjitha problemet pa u larguar. Nëse është dashuri e vërtetë do të keni mundësi të gjeni një zgjidhje dhe do të jeni më të fortë se më parë!Çiftet që do të jenë ndarë pas kësaj krize të gjatë për fat të keq nuk ishin destinuar të zgjasin. Marsi i favorshëm për të gjithë muajin ju jep energji edhe në vendin e punës.

Bricjapi: Saturni rikthehet tek ju

I dashur Bricjap planeti Saturn është rikthyer përfundimisht në shenjën tuaj dhe është i gatshëm t’ju bëjë të shijoni gjysmën e dytë të vitit 2020- të gjitha sukseset që keni djersitur me shumë përpjeke dhe vetëmohim. Megjithatë ku muaj nuk do të jetë pa tension për shenjën tuaj: planeti Mars për fat të keq hyn në shenjën e Dashit për të qëndruar atje gjatë gjithë vitit. Ky tranzit do të jetë veçanërisht i lodhshëm për shenjën tuaj ku shpesh herë mund të ndjeheni të lodhur dhe nën stres. Gjithashtu gjatë këtij muaji dhe kundërshtimi i planetit Mërkur me shenjën tuaj mund të krijojë një konflikt në zyrë ose në familje.

Ujori: Pauzë për reflektim

I dashur Ujor që nga dita e parë e korrikut planeti Saturn do të braktisë shenjën tuaj për tu rikthyer në atë të Bricjapit. Mos u shqetësoni sidoqoftë në vitin 2021 Saturni do të kthehet tek ju gati ta bëjë një vit vërtet të paharrueshëm dhe revolucionar. Ndoshta në dhjetorin e 2020 do të filloni të ndjeni shijen e këtij viti të paharrueshëm. Korriku gjithashtu ju ofron dhe një lloj pauze reflektimi për të bërë të qarta idetë. Ndërkohë, Venusi do ju garantojë dashuri dhe pasion!

Peshqit: Akoma probleme me çështjet e zemrës

Të dashur Peshq Saturni kthehet për të favorizuar shenjën tuaj këtë muaj duke ju ndihmuar të sillni në shtëpi rezultate të rëndësishme ose të bëni disa hapa drejt realizimit të qëllimeve tuaj. Mërkuri nga ana e tij do t’ju garantoj mundësitë dhe aleatët që do t’ju duhet. Fatkeqësisht pika e dhimbshme e këtij korriku është akoma Venusi. Planeti i dashurisë do të mbetet në një pozitë të pafavorshme, të gatshëm për të rritur tensionet në jetën tuaj si çift dhe të sjellë disa grindje më shumë …me fuqinë e ndjenjave nuk ka asgjë që nuk mund të kapërcehet.Ka.Li/fjala.al

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV