Misteret e Panteon! Tetë fakte që ndoshta nuk i dinit për tempullin e lashtë romak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Panteoni në Romë është ndoshta ndërtesa e lashtë romake e ruajtur më mirë. Bëhet fjalë për një tempull të lashtë romak, i cili u shndërrua në një kishë katolike dhe u ndërtua gjatë mbretërimit të Augustit, menjëherë pas Republikës Romake dhe në fillim të Perandorisë Romake.

Panteoni nuk është i vetmi tempull romak i ruajtur mirë. Udhëtarët në Francë mund të shohin gjithashtu dy tempuj romakë të ruajtur mirë, duke përfshirë Maison Carrée në qytetin e Nimes dheTempullin e Augustus dhe Livia në Vjenë, në jug të Lionit. Panteoni është një nga vendet më të vizituara në Romë, duke tërhequr shumë turistë.

Më poshtë janë disa kuriozitete të cilat mbase nuk i dini mbi Panteonin…

1.Panteoni është ndërtesa më e vjetër në përdorim

Sot e kësaj dite, Panteoni përdoret si kishë dhe konsiderohet ndërtesa më e vjetër në botë ende në përdorim. Ai u ndërtua nga viti 27 para Krishtit deri në vitin 14 pas Krishtit, por u dëmtua nga disa zjarre. Panteoni u ndërtua për herë të fundit nga perandori Adrian rreth vitit 126 pas Krishtit. Dhe është përdorur thuajse 2000 vjet. Është shumë e vështirë të gjesh një tjetër ndërtesë romake të ruajtur mirë si Panteoni (Edhe në Francë janë disa tempuj romakë të ruajtur shumë mirë.

2.Panteoni ka shkrimin e tij origjinal

Panteoni u ndërtua prej dëshirës së Marcus Agrippa. Kjo është e sigurt, pasi tempulli ruan ende shkrimin origjinal ku lexohet M-AGRIPPA-L-F-COS-TERTIVM-FECIT, shkurtim i M[arcus] Agrippa L[ucii] f[ilius] co[n]s[ul] tertium fecit”. Përkthimi është “Marcus Agrippa, i biri i Lucius, e bëri [këtë ndërtesë] kur ishte konsull për herë të tretë”. Nuk ka asnjë mbishkrim nga rindërtimi i mëvonshëm i Adrianit.

3.Panteoni ka kupolën më të madhe në llojin e vet

Është çmenduri të mendosh se Panteoni ka kupolën më të madhe prej betoni të papërforcuar. Diametri i kupolës rreth 2000-vjeçare është 43 metra. Tempulli ka qenë një model që është kopjuar vazhdimisht në të gjithë botën.

Lexo edhe :  Ndërtimi i piramidave të Gizës, ky grup shkencëtarësh pretendon se ka zgjidhur dilemën

4.Panteoni është një kishë katolike romane

Panteoni i kushtohet Shën Marisë dhe Martirëve dhe është një kishë katolike për shumë më gjatë se sa ka qenë një tempull pagan. Ai u shndërrua në një kishë në vitin 609, gjë që do të thotë se është një kishë prej 1400 vjetësh. Kjo e bën atë një nga kishat më të vjetra në botë që përdoret ende.

5.Panteonit iu shtuan Kullat e Kambanave

Në fund, tempullit antik iu shtuan kullat e kambanave. Një pikturë e Panteonit, e vitit 1836 nga Jakob Alt tregon ndërtesën me kambanoret që iu shtuan nga fillimi i shekullit XVII deri në fund të shekullit XIX. Këto kulla u hoqën në fund të shekullit XIX.

6. Para Panteonit është një Obelisk egjiptian

Në qendër të sheshit, përpara Panteonit gjendet një shatërvan me një Obelisk të vjetër egjiptian. Shatërvani u ndërtua në vitin 1575 nga Papa Gregori XIII, kurse Obelisku u shtua në vitin 1711. Obelisku u ndërtua nga faraoni Ramses II për Tempullin e Ra në Heliopolisin e lashtë.

7.Në Panteon janë varrosur dy mbretër italianë

Italia u bashkua në vitin 1871 dhe monarkia italiane u shfuqizua në vitin 1946. Gjatë kësaj periudhe, dy mbretër italianë janë varrosur në Panteon, si dhe një mbretëreshë, Mund të jetë gjithashtu vendi i prehjes së monarkëve të mëparshëm, përpara bashkimit italian. Mbretërit italianë të varrosur: Vittorio Emanuele II dhe Umberto I

8.Panteoni nuk është plotësisht i padëmtuar

Edhe pse Panteoni është një nga ndërtesat më mirë të ruajtura, ai nuk është plotësisht i padëmtuar. Një pjesë e mermerit të tij është hequr – disa nga kapitelet e pilastrave të tij sot janë në Muzeun Britanik (një nga muzetë më të mirë për t’u vizituar). Bronzi i tavanit u shkri në shekullin XVII që të përdorej në Castel Sant’Angelo mbresëlënëse (fillimisht mauzoleumi i perandorit)./kb

Të fundit

Përfundon Ligue 1, Brest hyn në Champions për herë të parë në histori të klubit

Kampionati francez uli këtë të diel siparin për sezonin 2023-2024, duke dhënë dhe verdiktet e fundit. Në fakt, kishim...

Foto/ Si e kaluan fundjavën vipat shqiptarë!

Instagrami është mbushur plot me postime të VIP-ave, të cilët na tregojnë përmes fotove të rejat më të fundit. Si çdo herë dritare.net ju tregon...

Këto janë gratë më të pasura në botë! Si i vunë pasuritë e tyre marramendëse!

Për shekuj me radhë, bota e biznesit ka qenë e dominuar nga meshkujt, ku gratë rrallë njihen për arritjet e tyre. Pas ndeshjeve të...

Mbyllet në barazim pa gola sfida Egnatia-Vllaznia, rrogozhinasit shkojnë në finale

Finalja e “Final Four” do të jetë Partizani – Egnatia. Skuadra rrogozhinase arriti të kualifikohej në ndeshjen vendimtare të titullit pasi barazoi 0-0 me...

I keni ditur? Njihuni me 8 ushqimet e konservuara që ndihmojnë në humbjen e peshës

Kur bëhet fjalë për të humbur peshë, zgjedhjet e duhura ushqimore janë thelbësore. Ushqimet e konservuara mund të jenë një opsion i shkëlqyer për...

Lajme të tjera

Web TV