Partizani gjen zëvendësuesin e Trashit te rivali bardheblu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shitja e Lorenc Trashit në Al Qadsia të Kuvajtit për 250 mijë euro, ndikoi pozitivisht në financat e skuadrës së Partizanit, por në të njëjtën kohë dobësoi ndjeshëm mbrojtjen.

Në këtë pozicion të kuqtë e kryeqytetit kanë edhe Esin Hakajn, por që nuk i kanë dhënë mjaftueshëm hapësirë dhe minutash aktivizimi.

Tashmë kampionët ende në fuqi të Shqipërisë i kanë hedhur sytë nga lojtarët e rivalëve të përjetshëm, Tiranës. Partizani po tenton që ta zëvendësojë Trashin me Erjon Hoxhallarin, pasi ky i fundit del si lojtar i lirë në fund të kampionatit.

Duke qenë se Tirana nuk ka filluar rinovimin e kontratës me 24-vjeçarin, Partizani po tenton që ta bindë atë që të vishet me fanellën e kuqe.

Ndërkohë rikujtojmë që prej kohësh edhe kryesuesit e Superligës po tentojnë që të marrin një nga emrat më të rëndësishëm të kundërshtarëve të tyre, portierin Alban Hoxha, megjithatë ende nuk ka gjë konkrete.

Duket se merkato midis skuadrave kryesore të vendit tonë është nxehur pa filluar ende dhe pritet të ketë lëvizje të rëndësishme.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Mesfushori i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

Thomas Partey është zyrtarisht i akuzuar nga Policia britanike për pesë raste të përdhunimit dhe një rast të sulmit...

Gara për 6 shefa komisariatesh, në listën fituese vetëm një grua

Është mbyllur faza përfundimtare për punonjësit e policisë që garuan për 6 vendet vakante për shefa të komisariateve. Fillimisht, aplikuan 50 oficerë policie me...

Sukses për Talebanët, Moska njeh qeverinë e Kabulit në Afganistan

Që nga pushtimi i Ukrainës, Kremlini është përballur me tensione diplomatike në nivel ndërkombëtar. Tani Rusia është vendi i parë që njeh qeverinë talebane...

Jorida Tabaku: Produktet shqiptare po vdesin. Qeveria fokusohet tek importi

"Nëse gjeni përherë e më pak qumësht vendi në tryezat tuaja, kjo është falë qeverisë socialiste. 12 vite vetëm shkatërrim bujqësisë! Toka e pasur...

“Nuk e di kur ka zgjedhje”… Rama merr në dorë strukturat e Tiranës

Përveç qeverisë dhe Partisë Socialiste, Kryeministri Rama ka marrë në dorë edhe frenat e Bashkisë së Tiranës. Në dy ditë takimesh me listën e...

Lajme të tjera

Web TV