Policia ka zbardhur ngjarjen lidhur me sherrin e regjistruar mbrëmjen djeshme në Elbasan ku një grup të rinjsh u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin dhe për pasojë një prej tyre mbeti i plagosur me mjete të forta.
Uniformat blu bëjnë me dije se është vënë në pranga pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, pasi ka tentuar të prishë vendin e ngjarjes, duke dhunuar shërbimet e Policisë. Pas hekurave ka përfunduar shtetasi R. L., 25 vjeç, banues në Elbasan.
“Arrestimi i tij u bë pasi në lokalin në pronësi të tij, ku u plagos me mjete të forta shtetasi L. I., ka tentuar të prishë vendin e ngjarjes, duke i kundërshtuar me dhunë shërbimet e Policisë që po bënin sigurimin e vendit të ngjarjes.” thuhet në njoftimin e policisë.
Ende nuk dihen rrethanat e nisjes së konfliktit.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
/En.Br./Fjala.al