Sezoni turistik zbret në terren 1600 policë, Ardi Veliu ka një mesazh efektivët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plot 1600 punonjës policie janë angazhuar për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë në zonat turistike dhe ato bregdetare.

Efektivët e angazhuar nga Sektori i Rendit Publik, Sektori për Krimet, Policia Rrugore, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të Kufirit e Migracionit.

Në dispozicion të këtyre forcave do të jenë 180 mjete, autovetura, furgonë, motoçikleta, biçikleta dhe mjete lundruese.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu nëpërmjet një telegrami, u ka kërkuar të gjithë strukturave policore angazhim maksimal për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, rritjen e parametrave të sigurisë në zonat turistike, në plazhe, parandalimin e aksidenteve rrugore, ndërhyrjen në kohë  të shërbimeve të policisë për të parandaluar ngjarjen të mundshme kriminale apo për të normalizuar trafikun në raste fluksi.

Gjithashtu, shërbimet e policisë duhet të mbajnë maskat, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të qytetarëve, pasi duke marrë parasysh shifrat e të prekurve nga virusi, duhet vlerësuar edhe kjo masë shumë e rëndësishme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mbreti Karli III nderon të birin, Princin William me titullin e nderit

Mbreti Karli III zyrtarisht i dha djalit të tij William titullin e kapitenit të nderi të Korpusit Ajror të...

E keni ditur? Ja pse në mëngjes është më mirë të konsumohet kafe se çaj

Kafeja dhe çaji janë 2 nga pijet më të konsumuara në mbarë botën. Megjithatë, në mëngjes, njerëzit zakonisht zgjedhin një filxhan kafe në vend...

‘Thumbime’ politike/ Përfundon takimi mes Mitsotakis dhe Erdogan, ja çfarë u diskutua

Vetëm disa orë ka zgjatur vizita zyrtare e kryeministrit grek në kryeqytetin e Turqisë dhe bisedimet me presidentin turk, në një përpjekje të emërtuar...

Rama, asnjë fjalë për Belerin/ Kollçaku: I përket drejtësisë

Deputeti Bardhyl Kollçaku, në intervistën për “Special Report”, u ndal edhe te fakti që kryeministri Edi Rama nuk komentoi për çështjen e Fredi Belerit...

Si ndodhi vrasja e 28-vjeçarit në Fier? Gazetarja e njohur zbulon detajet

Autori Azgan Mernica u arratis menjëherë pas krimit të rëndë, ndërsa policia vijon krehjen e zonës për gjetjen e tij dhe vënien në pranga. Nga...

Lajme të tjera

Web TV