Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Anila Bisha: Një konkurs për të afruar fëmijët me botën e librit shqip

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autorët për fëmijë të promovohen sa më shumë, sepse jemi duke humbur letërsinë shqiptare për fëmijë

Nga Leonard Veizi

Letërsia shqiptare për fëmijë nuk është më në ditët e saj më të mira. Edhe pse nga brezi i vjetër vazhdon të jetë prodhuese Adelina Mamaqi, apo nga brezi më i ri te ky zhanër ka gjetur veten Rovena Rozhani, gjithsesi në letërsinë për fëmijë janë krijuar humbella të mëdha. Autorët mungojnë. Dhe po aq probleme ka dhe me ilustrimin e këtyre librave, ku botuesit thonë se pothuaj nuk ka konkurrencë. Për ta bërë të prekshme letërsinë për fëmijë, një konkurs mund të japë një shtysë shumë të mirë, ashtu siç mund dhe të mos i trazojë gjërat, në rastin më të keq. Por iniciatorja e këtij projekti, drejtuesja e shtëpisë botuese “Mediaprint”, znj. Anila Bisha, mbetet gjithsesi optimiste, kur për gazetën “Fjala” thotë:

Ku konsiston kjo nismë?

Ishte një nga takimet e para që bëmë me drejtuesen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, znj. Alda Bardhyli, ku në të gjitha ndërveprimet që patëm një nga pikat e bashkëbisedimit ishte dëshira e përbashkët që t’i krijonim vëmendje librit për fëmijë dhe të gjenim një mënyrë për të krijuar vëmendje jo thjesht për të bërë një fushatë të lexuari formale, por për ta bërë atë reale dhe të prekshme për vlerat që ka leximi dhe letërsia për fëmijë.

Pse keni ndaluar te letërsia për fëmijë?

Redaksia jonë, përveç librit shkollor ka një redaksi të veçantë të librit për fëmijë, dhe ne jemi përkushtuar të gjithë që kësaj letërsie t’i sjellim jo vetëm letërsinë e huaj, por të kemi edhe autorë shqiptarë. Është një nga meraket e mia dhe një nga impenjimet e mia që autorët për fëmijë të promovohen sa më shumë, sepse jemi duke humbur letërsinë shqiptare për fëmijë. Dhe gjithë këtë periudhë ne kemi promovuar disa prej tyre, jo vetëm të rinj, por kemi botuar edhe shkrimtarë të njohur për fëmijë, siç është Adelina Mamaqi, por kjo nuk mjafton, sepse letërsia për fëmijë duhet të jetë e pranueshme me autorë të rinj. Për këtë arsye menduam të ngacmojmë gjithë këtë problematikë për të cilën na u puqën idetë edhe dhe mendimet. Kështu, vendosëm të shpallnim një konkurs i cili të ngacmojë jo vetëm leximin, por dhe përmbajtjen e librit, si dhe të kishim parasysh që fëmijët të lexonin jo vetëm letërsi të huaj, por edhe shqiptare. Po kështu, menduam që nuk ka rëndësi nëse iniciatore u bë shtëpia botuese Media-Print, por rëndësi kishte leximi. Pra, ne i ftuam fëmijët të lexonin librat që ata donin. Dhe ne në përgjigje të kësaj iniciative menduam t’u dhurojmë të gjithë fituesve një set librash nga botimet e Media-Print-it. Por leximet duhet të vinin me prurje të ndryshme, të ishin nga çdo lloj botuesi. Dhe vërtet kështu ndodhi. Në Qendrën Kombëtare të Librit, por edhe në redaksinë tonë kanë ardhur mjaft video të fëmijëve të cilët kanë zgjedhur librat që kanë parapëlqyer. Po kështu, qëllimi ishte që fëmijët jo vetëm t’i prezantonin librat, por dhe arsyen përse e parapëlqenin këtë libër dhe veçimin e fragmentit të cilin ata do të lexonin. Për ne ka rëndësi që e gjithë kjo iniciativë të ngacmonte një nga ato dëshirat e mëdha që kemi. Nuk ka rëndësi vetëm shitja e librit, për ne ka rëndësi leximi. Nëse do të arrijmë të përcjellim te fëmijët, por dhe te prindërit sidomos, atë që një libër në shtëpi është e ardhmja e të gjithë familjes, atëherë e kemi arritur atë që kemi dashur të bëjmë. Derisa të shkohet te krijimi i bibliotekave është një ambicie shumë e madhe, por më së pari të ngacmojnë këtë pjesë të misionit që kemi për leximin e librit.

A ka pasur interes nga fëmijët për këtë konkurs?

Në fakt, prisja shumë më tepër, por ndoshta ka ndikuar dhe periudha e përmbylljes së detyrimeve shkollore, si dhe nisja e sezonit veror ku fëmijët fillojnë e mendojmë për pushime. Ka pasur prurje nga të gjitha grupmoshat. Ka pasur prurje dhe nga jashtë vendit. Ka pasur shumë fëmijë që kanë dërguar video nga Franca, Italia e Greqia. Janë fëmijë që duket se nuk e flasim mirë gjuhën shqipe, por dëshira e tyre për të lexuar libra dhe fakti që ata e njohin letërsinë shqipe na ka gëzuar shumë. Grupmosha e fëmijëve ka qenë deri në 13 vjeç. Po kemi pasur dhe fëmijë parashkollorë. Ka pasur detaje shumë interesante, sepse një fëmijë parashkollor arrin të lexojë dhe kjo është një gjë shumë e mirë, pasi me pak vështirësi, por i kanë lexuar vetë fragmentet e përzgjedhura. Dhe kjo na ka surprizuar.  Përpos të tjerash, çast i bukur mendoj se ka qenë dhe fakti që kanë veçuar fragmente që kanë pasur një mesazh apo një kuptim të caktuar, si dhe i kanë kushtuar vëmendje dhe mënyrës se si ta prezantojnë videon.

Lexo edhe :  Shkatërrimi nga Rishikimi i Michel Houellebecq

Si janë të ndara çmimet?

Do të ketë çmim për videon më të mirë, për leximin më të bukur apo fragmentin e zgjedhur më bukur. Por e veçanta është çmimi për librin antikuar. Këtë ide e sugjeroi shkrimtarja Rovena Rozhani dhe mendoj se ishte një gjetje e bukur. Pra, fëmijët të nxjerrin nga libraritë e prindërve librat më të vjetër që kanë ata nga të fëmijërisë së tyre dhe të shohim sa prej këtyre prindërve kanë arritur ta përcjellin këtë lloj letërsie te fëmijët.

Cila është përbërja e jurisë?

Ne krijuam një juri ku ecëm me logjikën që të kishim një shkrimtar ku u përzgjodh Rovena Rozhani, një nga bashkëpunëtoret tona të redaksisë që drejton redaksinë e librit për fëmijë, Aviola Kriston, dhe regjisoren Eni Jani, të cilën e mendova si një personazh meqë fëmijët i kanë prezantimet e tyre në video, ishte e rëndësishme që të kishim dhe një aktore e regjisore si ajo. Anëtaret e jurisë kanë krijuar përshtypjet e tyre dhe tanimë janë në procesin e fundit për të vendosur emrat e fëmijëve fitues.

Si e shikoni zhvillimin e industrisë së librit për fëmijë në këtë periudhë?

Të them të drejtën, është periudhë e vështirë. Jemi vënë në vështirësi për t’i zhvilluar të gjitha projektet që kemi pasur në plan. Besoj se kështu janë edhe botuesit e tjerë, por edhe redaksia jonë. Jemi vënë në vështirësi, por gjithsesi, nuk kemi ndaluar. Edhe pse iniciativat janë të limituara, Qendra Kombëtare e Librit ka shpallur disa konkurse që na ka inkurajuar, siç është ajo e shkrimtarëve për fëmijë apo e përkthimit të librave. Kështu që jemi bërë pjesë e këtyre projekteve dhe një pjesë të botimeve i kemi zhvendosur në kohë, një pjesë tjetër i kemi botuar. Ne tani jemi në proces për botimin e librave të cilët besoj se do të dalin shumë shpejt. Por, gjithsesi, kur mendoj që gjithë kjo periudhë shfrytëzohet për Panairin e Librit, jemi akoma në dilemën nëse do të kemi mundësi apo jo për të ta realizuar pjesëmarrjen në Panair. Sepse në këtë kohë pandemie shumë gjëra duket se janë anuluar. Por, gjithsesi, ne po përpiqemi që lexuesve tanë të mos u krijojmë distanca dhe boshllëqe. Pra, të jemi të pranishëm.

A është i mjaftueshëm një panair dhe çfarë duhet bërë më tepër në letërsinë për fëmijë?

Sigurisht që nuk mjafton. Ka pasur disa panaire, por që janë anuluar. Nuk u zhvillua Panairi i Prishtinës. Panairet e verës besoj se nuk do të realizohen, si p.sh. ai i Sarandës apo i Vlorës që organizohen çdo vit. Por ne kemi shfrytëzuar shitjet online. Kemi shfrytëzuar libraritë të cilat janë të hapura, për fat të mirë. Por kemi shfrytëzuar dhe komunikimet me lexuesit tanë mundësira për të këmbyer dhe ndërvepruar me botimet tona. Kuptohet janë të limituara, por janë. Preferoj të jem te pjesa optimiste që, dhe në periudha shumë të vështira, të mos shohim vetëm të zezën, por preferoj të shoh dritë në fund të tunelit.

/En.Br./Fjala.al

 

 

Të fundit

Fiorentina tregon forcën në “Artemio Franchi”, “Violët” mposhtin edhe Milanin

Milan pësoi disfatë 2-1 ndaj Fiorentinës, në sfidën përmbyllëse të javës së shtatë të Serie A. Një pjesë e parë...

Garderoba ideale e gruas ka vetëm 20 veshje dhe janë këto

Në një botë të dominuar nga moda e shpejtë dhe TikTok po nxjerr vazhdimisht në pah tendencat dhe mikrotrendet, garderoba me kapsula minimaliste është...

Këto janë lëngjet që përmbajnë më shumë vitaminë C

Njeriu ka nevojë për vitaminën C në çdo ditë të jetës së tij. Kjo vitaminë e rëndësishme për rritjen dhe riparimin e çdo indi...

Dy shenjat e horoskopit që e marrin shumë për bazë mendimin e të tjerëve

Kur bëhet fjalë për mendimin e të tjerëve, ka pak shenja të horoskopit që e vrasin mendjen për atë se çfarë të tjerët mendojnë,...

Këta faktorë befasues po ju plakin fshehurazi më shpejt

Cigaret, alkooli dhe mungesa e gjumit mund t’ju bëjnë të dukeni dhe të ndiheni më të vjetër. Megjithatë, disa faktorë më pak të njohur...

Lajme të tjera

Web TV