Hoti në PD/Basha premton: Do të heqim taksën e Rrugës së Kombit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Abdulla Hoti këtë të premte takoi edhe kryedemokratin Lulzim Basha në selinë blu.

Kryefjala e këtij takimi ishte premtim i Bashës bërë kryeministrit të Kosovës dhe do të mbahet nga qeverisja e PD-së, lidhur me taksën e Rrugës së Kombit.

Basha tha se më tej se ka ende gjëra për të bërë, por jam i bindur tha ai se Kosova do ia dal.

Fjala e plotë

Hoti vjen me një përvojë të jashtëzakonshme në fushën e ekonomisë dhe plani i Kosovës, për ne si opozitë përbën një shembull se si kryeministri Hoti po përballen me pasojat që ka shakktuar pandemia dhe për tu fokusuar në strategjitë për rimëkëmbjen. Dua të shpreh besimin se nënë drejtimine  Hotit, Kosova do të dijë tja dalë mbanë, ka të gjithë përvojën, mençurinë dhe kurajon për të ecur përpara, pavarësisht situatës së tanishme politike, drejt një synimi të përbashkët,. Një shtet i fortë, anëtar ui NATO dhe BE. Në këtë 30 vjetor të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrik 1990, është kënaqësi të shoh se Kosova është e pavarur ka institucione të konsoliduara dhe ka politikanë të zotë, që janë kalitur me sfida të panumërta të Luftës Çlirimtare të Kosovës. Do jetë një nga vendimet e parë të qeverisë sonë, dhe i kam kërkuar z.Hotit se do të bëjmë më shumë për turizmin, shpresoj që me bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës, do mundësojmë të kemi një numër më të madh turistësh nga Kosovës, normalisht ka akoma më shumë gjëra për t’u bërë, aktualisht nuk e kam mundësinë të ndërhy, por marr angazhimin që një nga vendimit e para do jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit

Lexo edhe :  Virozat e stinës, mjeku Llajo: Janë 8 tipe gripi në qarkullim

Teksa kryeministri i Kosovës pohoi konfirmoi se ka marrë premtimin nga Lulzim Basha për ta hequr këtë taksë.

Fjala e plotë

Kemi nda të gjitha shqetësimet dhe çështjet që duhet ët adresojmë si dy vende, po ashtu edhe për taksën në Rrugën e Kombit dhe unë kam zotimin e z.Basha që ajo taksë do të hiqet

 

 

Bo.Ba/fjala.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit

Qyteti i Gjirokastrës,ofron monumente madhështore që u kanë mbijetuar ndërhyrjeve moderne

Ne po humbasim mijëra vende historike të mahnitshme pa i vizituar, mes tyre janë disa nga thesaret e harruara...

Elon Musk: Nuk kam bërë asnjë ofertë për të blerë TikTok, nuk jam i interesuar

Miliarderi Elon Musk deklaroi se nuk është i interesuar të blejë TikTok-un, aplikacion të cilin Shtetet e Bashkuara po përpiqen ta ndalojnë për shkak...

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Në të gjitha qendrat e votimit ka nisur procesi zgjedhor

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, procesi i votimit ka filluar, duke...

Rama ndan pamjet:Shqipëria është zgjedhur si Vendi i Nderit në panairin e turizmit global

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është zgjedhur si Vendi i Nderit në panairin më të madh global të turizmit, ITB Berlin. Me anë të...

“Në garë 1279 kandidatë”- Zëdhënësi i KQZ në Kosovë mban konferencën e parë

Zëdhënësi i KQZ në Kosovë, Valmir Elezi ka mbajtur konferencën e parë për mediat, ku ka dhënë detaje nga nisja e procesit të votimit. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV