Bashkia e Tiranës bën me dije se, sipas dakordësisë së arritur mes Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe Shoqatës së Shoqërive të Transportit Publik Urban, ky shërbim ndaj qytetarëve do të fillojë normalisht, ndërsa është dakordësuar edhe për protokollin e sigurisë, fal edhe miratimit të dhënë për këtë qëllim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale dhe ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Çdo përdorues i transportit publik qytetas/rrethqytetas është i detyruar të përdorë maska gjatë udhëtimit me autobus, si dhe këshillohen të mbajnë një distancë sigurie.