Flick hyn në histori, bëhet i pari që fiton dy trofe gjermanë si lojtar dhe si trajner

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hans-Dieter Flick ia ka dalë që ta bëjë një transformim të shkëlqyer te skuadra e Bayern Munich. Tekniku arriti të zhdukte të gjitha problemet te ajo skuadër dhe mundi ta kthente në një makineri  që shtyp çdo pengesë që i del përpara.

Ekipi i drejtuar nga Flick triumfoi në ndeshjen ndaj Bayern Leverkusen për Kupën e Gjermanisë me rezultatin 2-4. Kjo fitore u siguroi bavarezëve një ‘dopietë’ kupash atë të Bundesligës dhe atë të Gjermanisë, duke e bërë 55-vjeçarin të parin gjerman që arrin këtë triumf si lojtar dhe trajner.

Në kohën kur luante për të njëjtën skuadër që tani e drejton Flick fitoi Kupën e Gjermanisë 5-2 ndaj Stuttgart-it, ndërsa bavarezët u kurorëzuan edhe si kampionë.

Ndërsa tashmë plot 24 vjet nga ai moment, tekniku i Bayern-it përsëriti të njëjtin sukses, por i ulur në stolin e trajnerit.

Trofeu i Champions League do ishte dhe qershia mbi tortë e këtij sezoni për Bayern-in dhe Hans Flick.ka.ta/Fjala.al/

 

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV