Himarë/Arkeologët zbulojnë varrezat tumulare, i përket kohës së Epokës së Bronzit të Vonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të hënë në qytetin e Himarës, gjatë një kërkimi arkeologjik është zbuluar një varrezë tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë, që i përket shekullit Xll- XV para Krishtit.

Foto nga vendi i varrezave tumulare i ka publikuar është kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa.

Ky i fundit bën me dije se kanë qenë arkeologët e Vlorës që zbuluan gjatë një gërmimi arkeologjik shpëtimi varrezën tumulare.

Sipas Çipës, ky është zbulimi i parë dhe kaq i rëndësishëm pas disa shekujsh në bregdetin jugor të Shqipërisë, dhe tashmë vendit i shtohet një tjetër zonë me varreza tumulare.

Postimi i plotë

Ekskluzive! Ky është një zbulim i madh!!!!! Shume, shume i madh për arkeologjinë shqiptare dhe me gjere!!!!

Zbulim i ri arkeologjik ne Himarë

-Arkeologet vlonjate zbulojnë varrezën tumulare te shekullit XV-XII p. Kr-

Himarë 6 korrik 2020

Nga një gërmim arkeologjik shpëtimi i realizuar se fundi ne Himarë, nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimie Kulturore te Vlorës dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimie Kulturore është zbuluar një varreze tumulare e periudhës se Bronzit te Vone (Shek. XV-XII p.Kr).
Sipas arkeologeve zbulimi është i një rendësi te veçante, pasi është i pari sit arkeologjik i këtij lloji qe zbulohet ne bregdetin e Himarës, duke i’a shtuar Hartës Arkeologjike te Shqipërie edhe një zone tjetër me varreza tumulare. Ky është padyshim zbulimi i pare dhe kaq i rendësish pas disa shekujsh ne token shqiptare ne bregdetin jugor.

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV