Akademiku Apollon Baçe: Akili, Pirro dhe Aleksandri i Madh janë paraardhës të shqiptarëve. Grekët na vodhën historinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademiku Apollon Baçe hedh poshtë versionin zyrtar që Pirro, Akili dhe Aleksandri i Madh janë me origjinë greke dhe maqedonase. Sipas tij, Greqia ka vjedhur dhe manipuluar historinë. Këtë deklaratë Baçe e bëri  në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU.

 Pirro e quante veten pasardhës të Akilit, Skënderbeu e cilësonte veten si pasardhës të Pirros dhe Aleksandri i Madh ka lidhje me fjalën “lek” që ne përdorim në përditshmëri. Si i komenton akademiku Apollon Baçe këto detaje?

 -Aleksandri ishte maqedonas profesor?

-Nuk ka maqedonas. E ëma e Filipit është nga Lynkesët, i ati i Filipit Herodoti tregon një histori ku thotë se ishin tre vëlleër që shkojnë të punojnë në Tebë të Greqisë dhe pastaj prishen me të zotin ngaqë nuk po iu jepte lekët dhe iu thotë merrni rrezen e diellit. Ky e merr rrezen e diellit dhe ky e kupton që këta e grabitën, ikin i gjëmojnë mbrapa dhe përfundojnë në Iliri. Jetojnë aty disa vjet pastaj që andej shkojnë në Maqedoni.

 

-Përderisa Pirro thoshte jam pasardhës i Akilit, Skënderbeu thoshte jam pasardhës i Pirros, tani Akili ishte yni apo i grekëve?

-Momsini na thotë këto fjalë: Epiriotët trima shqiptarë të antikitetit mbështetën me  besnikëri tradicionale dhe entuziazëm rinor djaloshin e guximshëm Pirro, “Shqiponja” siç e quanin ata.

-Po qe se lexohet me kujdes Iliada, ajo fillon me vajtimin që i thuhet Athinasë “Ai që na shkatërroi heronjtë tanë, ai që i bëri ushqim për qentë dhe zogjtë e egërr, ai që na prishi rininë dhe ushtrinë tonë, Akili.”

Akili që ka hyrë në luftën e Trojës , ke një autor tjetër tregon këtë që , nuk ka mundësi ta marrim këtë nëse nuk marrim mjeshtrin e zaptimit të qyteteve që është Akili. Akili vjen si mercenar.

Lexo edhe :  Debate të ashpra në Budestag! Srebrenica dhe masakrat serbe në Kosovë

-Nga erdhi?

-Akili është nga zona e Dodonës, andej vjen ai. Dodona i përkiste fisit të Molosëve.

-Domethënë nuk ishte grek?

-Absolutisht nuk ishte grek. Kur Akili i lutet Zeusit i thotë: “Ashtu siç mç ke ndihmuar atëherë, ma sill Patroklin gjallë nga lufta.” Ashtu siç me ke ndihmuar atëherë, pra  kur shpartalloi Akejtë , akejtë ishin grekë në atë kohë. Atëherë ky njeri që ka shpartalluar ushtrinë e akejve, atëherë si mund të jetë grek ky njeri që i ka shpartalluar ushtrinë e grekëve? Tjetër është edhe lista e qyteteve që ky ka shpartalluar.

-Sa qytete janë?

-26, dhe nga këta 26, 25 janë grekë./Fjala.al/Ke.Ba

 

https://youtu.be/VR0849WN-Eo

Të fundit

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave,...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Shkodër, përfshihet nga zjarri masivi pyjor i Qafë-Qelës

Një zjarr ka rënë sot në pyjet mes Vaut të Dejës dhe Pukës. Zjarri ka përfshirë masivin pyjor të Qafë- Qelës. Në këtë masiv...

“Nuk garoj në festivale, sepse fituesi paracaktohet! Këtu funksionon vetëm miku”

Iftuar në episodin e radhës në podcastin “FLET” me Ilnisa Agollin në Top Channel dhe Top Albania Radio ka qenë Stine, një nga kantautorët...

Lajme të tjera

Web TV