Moto GP / Lorenco thumbon “Hondën”: Pa motor, Markez “e qan” titullin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ka ende shijen e hidhur të një zhgënjimi dhe nuk e ka humbur rastin për të thumbuar “ish”-ët e tij. Nëse Mark Markezi nuk do të ketë motorin e duhur, ai mund të humbasë titullin. Kështu ka thënë Horhe Lorenco për problemet që ka shfaqur motori i kampionit në fuqi të botës, që në testet e Sepangut dhe Katarit, para mbylljes për shkak të epidemisë. “Jamaha” dhe “Suzuki” janë shumë më mirë se “Honda”. Por, sidoqoftë, pista do të tregojë se si janë gjërat me motorët. Edhe pak ditë kanë mbetur, derisa të ndizen motorët në Herez, e të nisë Botërori i Moto GP-së, 4 muaj me vonesë për shkak të krizës së virusit korona.

Pista e vendosur në jug të Spanjës, e cila do të presë një provë të re të nivelit më të lartë të kësaj veprimtarie, do të jetë e para nga 8 pistat e tjera, ku do të zhvillohet Botërori i Motorëve. Në pritje të përgjigjeve nëse do të garohet edhe në Ostin në SHBA, Termas de Río Hondo në Argjentinë, në Hanoi në Vietnam dhe në Sepang të Malajzisë, për shkak të epidemisë së virusit Covid-19. Kjo është edhe koha e mbetur nëse teknikët e “Hondës” kanë arritur të zgjidhin problemet aerodinamike që motori “RCV213V” paraqitit në testet e Sepangut dhe Katarit gjatë këtij viti. Një pyetje kjo, përgjigjen e së cilës Lorenco e cilëson si faktorin kryesor që mund të vendosë “kampionin” e këtij viti.

Sepse, nëse motori  japonez nuk është konkurrues, Mark Márkezi do ta ketë shumë të vështirë për të mposhtur paraqitjen e “Jamaha”-s së Fabio Kuartararos dhe Maverik Vinjalesit, pavarësisht faktit se ai është piloti më i mirë në botë për momentin. “Është e qartë se Marku është favoriti, – ka thënë piloti spanjoll, duke folur për bashkëatdhetarin e tij. – Ai gjithmonë ka fituar që nga viti 2014. Tani për tani, Marku është mbi të tjerët dhe do të jetë shumë e vështirë për pjesën tjetër ta mundë atë, nëse gjërat nuk do të ndryshojnë. Dhe ndryshimin mund ta bëjë vetëm motori, që është shumë i rëndësishëm në Moto GP.”

Lexo edhe :  Zyrtare/ Thiago Silva e mbyll me Chelsean dhe transferohet në kampionatin brazilian

“Nëse Marku ka disa probleme me motorin ose “Honda” nuk është mjaft konkurruese, ai mund ta gjejë veten në vështirësi kundër “Jamaha”-s së Kuartararos, i cili është shumë i fortë dhe i shpejtë, ose Maverikut, i cili tani është mjaft mirë edhe psikologjikisht, – ka vijuar 4 herë kampioni i botës. – Por nuk duhen harruar edhe Dovi, Valentino ose Rinsi me “Suzuki”. Pra gjithçka varet nga motori. Nëse “Honda” është konkurruese, Marku është favorit. Nëse diçka nuk shkon mirë te motori, ai mund të humbasë titullin”, – ka përfunduar Horhe Lorenco. Megjithatë, pas këtij pushimi të gjatë asgjë nuk është e qartë dhe se si do të shkojnë punët. Vetëm pista do ta tregojë.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Lajme të tjera

Web TV