Pastori Muça: Isha në bregdet kur ndodhi vetëflijimi në Kombinat! Gazetari: Vonesa jote më bën të dyshoj, a po na vjen ne radha?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pastori Fitor Muça ka treguar se kishte njohje me motrat Josifi dhe nënën e tyre Zhaneta. Deklarata e tij vjen pas 5 ditësh të bërë publike të ngjarjes makabër të ndodhur në Kombinat, ku nënë e bijë u vetëflijuan duke besuar tek ringjallja.

Në një intervistë me Skype në TCH, Muça tregon se motrat Josifi dhe e ëma e tyre frekuentonin prej tre vitesh e gjysmë këtë kishë, ndërsa më pas sipas tij në mënyrë të papritur ato u larguan nga kisha.

“Po, i kam njohur vajzat. Frekuentonin prej më shumë se tre vitesh e gjysmë dhe para gjashtë vitesh u shkëputën. Nuk i thanë gjë askujt. Shoqeve u thonin që kemi drejtim tjetër,”– tregon Muça.

Më pas, fjalën e mori Bledi Mane, i cili u shpreh se ka lexuar se vajzat hoqën dorë nga kjo kishë pas pakënaqësive që kishin nga pastori Muça.

“Ju kanë përmendur edhe me emër,”– shton Mane.

“Ju kuptoj,”- vijon pastori,- “atëherë unë fola dhe natyrisht mendoj që profesionalisht ai që i thotë këto fjalë duhet të kontaktonte edhe me mua nëse kësi gjëra janë të vërteta apo jo. Ndoshta në mendjen e vajzave mund të ketë pasur pakënaqësi, por unë nuk jam në dijeni të tyre.”

“Pastor, pas pesë ditësh tollovatjesh, ju gjeni kohën dhe dilni në publik, vetëm kur ju përmendet emri. Ndërkohë që ju, si person që i njihni vajzat nga afër, i keni trajtuar për aq vite, duhet të kishit nxituar të dilnit të jepnit deklaratë. Vonesa juaj më bën të dyshoj,”– vijoi Mane.

“Të dyshosh për çfarë,”- ndërhyri moderatorja Erjona Rusi.

“Një kishë është një komunitet dhe jeton me hallet e besimtarëve,….”- tha Mane

“Më lejoni,”– tha pastor Muça.

“Të lutem Bledi ta lejojmë të flasë,”- tha Rusi.

“Shife Bledi thotë…ai duhet të dilte të fliste, jo pas pesë ditësh. Të tregonte si i ka njohur. Do nxirrni Bledin fajtor tani që i ka çuar drejt vetëvrasjes,”– tha Bledi Mane.

“Po jo monolog Bled…e bëre pyetjen,”– u shpreh Flori Gjini, bashkë-moderator i emisionit.

“Duhen këto, sepse po marrim në qafë njerëzit dhe nuk do ketë më zjarrfikës që të na nxjerrë nga atje ku mund të jemi. Shkundini teologët se do na vijë radha një nga një,”– shtoi Bledi Mane.

“Të lutem, mos bëj parashikime makabre…lëre të flasë,”- iu kthye Erjona Rusi.

“Atëherë, makineria e palës funksionon në mënyrë të shkëlqyer. Më lejoni të flas sepse ju jeni në studio ndërsa unë jam këtu jashtë,”– tha Fitor Muça.

Lexo edhe :  10 milion turistë?/ Basha: Është gënjeshtër! 60% janë shqiptarë që kthehen tek familjet

“Hajde pastor, merr makinën dhe hajde,”– tha Bledi Mane.

“Atëherë, ngjarja ka ndodhur ditën e enjte. Unë kam qenë me pushime në Vlorë. Në darkë, merr një mesazh nga një person i kishës që më pyet nëse i kam parë lajmet. Pastaj më sqaroi se bëhej fjalë për vajzat që kishin qenë në Kishën tonë. Nëse një person largohet nga kisha, nuk ka më autoritet mbi atë person dhe nuk mbajmë përgjegjësi për ta. Është sikur një fëmijë të largohet nga shtëpia,”– tregon pastori.

“Atëherë pastor më lejoni…në një tjetër intervistë keni theksuar se nëse vajzat do të kishin frekuentuar kishën ku jeni ju do të ishin gjallë sot, në të kundërt ndodhi kjo. Çfarë fshihet?”- tha Erjona Rusi.

“Duhet të jetë një dorë e fuqishme, një mendje dhe një zë që imka stopuar nga vërteta që i futi në qorrsokkun e asaj që quhet përjetësi. Është e pamundur…Unë kam cituar median dhe portalet. Janë portalet që kanë thënë se i vizitonin njerëz me kostum. Një pastor i një kishe që frekuentohet nga 500 njerëz, nuk mund të kontrollojë se çfarë bën çdonjëri prej tyre,”– përfundoi Muça.

“Mos ma merr për keq, ta qaj hallin se ndoshta nuk jeni mësuar me këto situata, por duhet të kishit treguar dhe reaguar që në ditën e parë,”– tha Mane.

“A ka mundësi, nuk më keni ftuar ju,”– vijoi Muça.

“Po ju s’të lini, më keni vënë këtu dhe s’më lini të flas. Jeni mirë apo jo,”– tha Mabe.

“Kam edhe unë të drejtën time. Mbyllini gojën zotërisë se do e dorëzoj telefonin dhe do vij në studio,”- vijoi Muça.

“Hiqi more këto fjalë, mbyllini gojën sepse nuk jemi te oborri i kishës tënde,”– tha Mane

Ngjarja horror u zbulua më 2 korrik dhe tronditi opinionin publik ku në një pallat në lagjen kombinat u gjetën dy trupa të vdekur ajo e të ëmës Zhaneta dhe të bijës Anisa, trupi i kësaj të fundit ishte mbajtur për 15 muaj në shtëpi me besimin se do të ringjallej.

Ndërkohë në banesë policia gjeti shënime fetare të cilat ende janë nën hetim, për të zbuluar se kë sekt fetar po ndiqnin familja Josifi.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

E keni ditur? Këto janë ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

Dhimbjet e barkut, gazrat dhe fryrja e stomakut janë kryesisht simptoma të një tretjeje problematike por edhe pasoja të ushqyerjes së keqe. Ka ushqime të...

Lajme të tjera

Web TV