Dr Fauci: Të mos biem në vetëkënaqësi të rreme për virusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa Shtetet e Bashkuara kapërcyen rekording e zymtë të 3 milion rasteve me koronavirus, eksperti kryesor i vendit për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, paralajmëroi njerëzit të mos bien në “vetëkënaqësi të rreme” për rënien e numrit të vdekjeve.

Dr Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, i bëri komentet gjatë një seance pyetje-përgjigjesh me Senatorin Doug Jones në Facebook.

Është gabim nëse ngushëllojmë veten me shkallën më të ulët të vdekjeve,” tha Dr Fauci. “Ka kaq shumë gjëra të tjera tepër të rrezikshme dhe të këqija që mund të shkaktojë ky virus; nuk duhet të biem në vetëkënaqësi të rreme,” 

SHBA kanë regjistruar deri tani 131,457 vdekje nga COVID-19, sipas Universitetit Johns Hopkins. Ndërkohë, Presidenti Donald Trump shkruante mbrëmë vonë në Twitter se “shkalla e vdekjeve nga koronavirusi ka rënë dhjetëfish!”

Por Dr Fauci paralajmëroi në fillim të kësaj jave se Shtetet e Bashkuara janë “ende të zhytura thellë në valën e parë” të pandemisë.

Paralajmërimi i tij erdhi në të njëjtën ditë që administrata Trump njoftoi zyrtarisht Kombet e Bashkuara se po tërhiqen nga Organizata Botërore e Shëndetit, megjithë shtimin e rasteve me COVID-19 në vend.

Presidenti Trump e ka akuzuar OBSH-në për një prirje pro-Kinës në trajtimin nga Pekini të koronavirusit dhe ka kërkuar që agjencia të reformohet. Ai i pezulloi fondet e SHBA për OBSH-në në muajin prill ndërsa një muaj më vonë njoftoi synimin e tij për t’u tërhequr.

Sipas rregullave të organizatës, duhet të kalojë një vit i plotë para se tërheqja të hyjë në fuqi. Ish nënpresidenti Joe Biden, i cili pritet të fitojë emërimin e demokratëve si kandidat për president, ka thënë se do t’i ribashkohet Organizatës Botërore të Shëndetësisë nëse zgjidhet.

Lexo edhe :  Tragjedi në familjen e influencueses: Humb jetën vajza e saj 12-muajshe

OBSH-ja pohoi të martën se transmetimi me anë të ajrit luan rol në përhapjen e koronavirusit dhe ka në plan të nxjerrë rekomandime të reja se si të shmanget infeksioni.

Një grup prej 239 shkencëtarësh nga 32 vende publikuan të hënën një letër të hapur ku i bënin thirrje agjencisë të rishikojë udhëzimet e saj për mënyrën se si kjo sëmundje përhapet midis njerëzve.

Shkencëtarët thonë se koronavirusi përhapet nëpërmjet ajrit, që do të thotë se grimcat e virusit mund të rrinë pezull në ajër në mjediset e brendshme dhe të infektojnë njerëzit kur thithen prej tyre.

OBSH-ja ka thënë se virusi përhapet përmes piklave të më të mëdha që dalin nga kollitjet dhe tështitjet e një personi të infektuar, por që bien shpejt nga ajri për shkak të madhësisë së tyre./VOA

Të fundit

PPE miraton rezolutën për Shqipërinë: Zgjedhjet po minohen nga abuzimi me pushtetin

Partia Popullore Evropiane (PPE), ka miratuar një rezolutë të jashtëzakonshme të titulluar “Integriteti Zgjedhor në Shqipëri”, me propozimin e...

Horror në burgjet e Putin me gazetaren ukrainase, rusët e masakruan, i hoqën sytë….

Fundi i gazetares 27-vjeçare Viktoria Roshkina nga Ukraina, e cila u arrestua në Zaporizhia në verën e vitit 2023 dhe u ndalua në Rusi, ishte torturues dhe i...

Banorët e fshatit i ndërtojnë shtëpi nënës me 3 jetimë, Bashkia i dërgon në Polici

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Trush të Bërdicës në Shkodrës, ku banorët e fshatit kanë përfunduar në Polici sepse kanë vendosur...

Mineralet e Ukrainës, sot pritet të nënshkruhet marrëveshja me SHBA

Marrëveshja për mineralet mes SHBA dhe Ukrainës, mund të nënshkruhet sot sipas një raporti nga Bloomberg dhe Financial Times. Kushtet e sakta të marrëveshjes mbeten...

Ambasadori britanik në Tiranë: Shikojmë angazhim të autoriteteve në hetimet për zgjedhjet

Sikurse zgjedhjet e shkuara edhe këto të 11 Majit janë duke u ndjekur me interes nga partnerët ndërkombëtar të vendit tonë. Gjatë javëve të shkuara...

Lajme të tjera

Web TV