Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi ka bërë me dije se ka rezultuar pozitive me koronavirusin Covid-19. Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja tregon se është një e infektuar asimptomatike.
Ndërkohë gjithashtu këngëtarja ka apeluar për të gjithë që të mos e fshehin që janë me këtë viti pasi rrezikojnë të tjerët.
Reagimi i këngëtares:
”Të dashur miq e familjarë. Pas kaq muajve të kujdesit maksimum nga ky virus, pa dalë asnjëherë pa maska, pa dorëza, besa tre muajt e parë as nga shtëpia. Në mesin e kësaj popullate kemi kaq shumë njerëz të papërgjegjshëm që i hasim dhe e fshehin infeksionin pa asnjë fije turpi.
Unë hasa në këto simptoma, para dy ditësh:
Lodhje të madhe të trupit; Dhembje të syve lartë, poshtë, anash, dhimbje koke dhe qafe. Unë s’kam humbje të shijes e as të nuhatjes, jo kollë.
Temperaturë 37.5.
Pra këto ishin simptomat e mia.
Dhe e bëra testin, ku para pak çastesh më rezultoi pozitiv.
Ju lutem mos e fshihni që jeni me virus, mos dilni pa masa mbrojtëse, e ju njerëz që e fshihni duhet marrë me ju ardhë, e që e di që jeni të shumtë!”, ishte mesazhi i përcjellë nga këngëtarja Adelina Thaçi, pas lajmit se është prekur nga Covid./Re.Gu/Fjala.al