Raproti i INSTAT-it/ Pandemia shtrenjton jetesën, rriten çmimet e ushqimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet e ushqimeve dhe produkteve të tjera janë rritur mesatarisht me 1,8% në qershor, në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, por duke mbetur poshtë objektivit të shënjestuar prej 3% të Bankës së Shqipërisë.

Rritja është ndikuar nga ushqimet, qiratë dhe uji, ndërsa çmimet për kategoritë e tjera kanë shënuar ulje, ose nuk kanë pasur ndryshime. Të dhënat janë bërë të ditura në raportin e Institutit të Statisikave ku pasqyrohet indeksi i çmimeve të konsumit në muajin qershor 2020. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin qershor 2020 është 1,8%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,3%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin qershor 2020, krahasuar me maj 2020 është -0,6%.

Sipas INSTAT-it, ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: krahasuar me muajin qershor 2019, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,1%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 2,9%, “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,0%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,4%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,5%, “Komunikimi” me 0,4%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3%, “Shërbimi arsimor” me 0,2%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 4,0%, pasuar nga grupet “Shëndeti” me 0,6% dhe “Veshje e këpucë” me 0,5%.

Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 12,0%, pasuar nga nëngrupet “perime, përfshirë patatet” me 10,0%, “peshk” me 6,1%, “vajra dhe yndyrëra” me 5,1%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira” me 3,3%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 2,0% etj.

Lexo edhe :  Açka ironizon kolegët në PD: Janë vënë në radhë po shajnë SPAK

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV