Raporti sekret/ Abuzime dhe skandale në ambasadat tona, publikohen emrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shkrirjes së ambasadës sonë në Athinë për skandalin e pasaportave, gazeta “Fjala” zbardh raportin sekret mbi abuzimet në përfaqësitë tona diplomatike, në 30 ambasada në të katër kontinentet. Shkelje të rënda ligjore në lidhje me emërimet dhe zgjatjet e afateve të qëndrimit në detyrë të përfaqësuesve diplomatikë

Nga Ornela Bereti

Ambasadorët shqiptarë jo vetëm në vendet fqinje, por edhe ata që shërbejnë në vende evropiane e, madje, dhe përtej Atlantikut, mbajnë postin edhe pse iu ka përfunduar mandati prej tre deri në 9 vjet. Madje, ka në shërbim ambasadorë që kanë mbushur moshën e pensionit dhe vijojnë punën.

Ambasadores në Bashkimin Evropian, në Bruksel, i ka përfunduar mandati prej më shumë se 5 vitesh, ambasadorit në Paris  prej më shumë se 6 vjetësh, ambasadorit nëRomë që prej më shumë se 3 vjetësh, ambasadores në Uashington prej më shumë se 5 vjetësh, këta janë katër prej 30 ambasadorëve që shërbejnë në krye të shërbimeve diplomatike, edhe pse iu ka përfunduar mandati.

Listës së ambasadorëve ‘pa mandat’ që shërbejnë në krye të diplomacisë shqiptare në botë, i shtohen dhe ambasadorët në Berlin, në Hagë, nëBeograd, Budapest, Bukuresht, Izrael, Vjenë, Varshavë e Otavë. Në ligjin nr. 23/2015 për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë, në nenin 26, thuhet se misioni diplomatik drejtohet nga ambasadori ose i ngarkuari me punë dhe si rregull, është 3 vjet. 30 ambasadorët kanë nga 3 vjet deri në 9 vjet që kanë përfunduar mandatin.

Sipas ligjit në fuqi, shërbimi i jashtëm realizon politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë në raport me shtetet e tjera, organizatat ndërkombëtare, si dhe subjektet e tjera të së drejtës ndërkombëtare, në bazë të Kushtetutës, marrëveshjeve ndërkombëtare, dokumenteve strategjike të Republikës së Shqipërisë, akteve ligjore dhe nënligjore, si dhe në përputhje me programin e qeverisë. Por kush emëron e lirion nga detyra ambasadorët, jo vetëm në rastet e skandaleve, siç ishte ai në shtetin helen, por edhe në rastet kur u përfundon mandati.

Sipas ligjit në fuqi, ambasadori emërohet dhe lirohet nga presidenti i Republikës, jo më vonë se 30 ditë pas propozimit të kryeministrit. Ministri i Punëve të Jashtme i paraqet kryeministrit propozimin për emërimin dhe lirimin e ambasadorit. Përpara emërimit të ambasadorit nga presidenti i Republikës, Komisioni për Politikën e Jashtme organizon seancë dëgjimore me kandidatin për t’u emëruar ambasador dhe i përcjell presidentit të Republikës opinionin për kandidaturën e propozuar. Funksioni i kreut të misionit diplomatik është, si rregull, 3 vjet.

“Kreu i misionit diplomatik, në rastin kur përfaqësimi diplomatik është në nivelin e të ngarkuarit me punë të përhershëm (charge d’affaires), emërohet nga kryeministri, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme. Në kushtet e mungesës së përkohshme të kreut të misionit, drejtimi i misionit diplomatik dhe funksionet e të ngarkuarit me punë (charge d’affaires a.i.) i kalojnë, si rregull, diplomatit me gradën më të lartë, përveç rasteve kur vendoset ndryshe nga ministri i Punëve të Jashtme”. – thuhet në ligj.

Lista me 30 ambasadorët që u ka përfunduar mandati

  • Z. Genti Gazheli ka ushtruar detyrën si ambasador në Ankara që prej datës 25.04.2016, pra më shumë se 3 vjet.
  • Z. Dritan Tola ushtron detyrën si ambasador në Paris që prej datës 26.02.2013, pra më shumë se 6 vjet.
  • Z. Pëllumb Qazimi ushtron detyrën si ambasador në Slloveni që prej datës 10.02.2014, pra më shumë se 5 vjet.
  • Z. Ilir Gjoni ushtron detyrën si ambasador në Bernë që prej datës 14.02.2014, pra më shumë se 5 vjet.
  • Znj. Adia Sakiqi ushtron detyrën si ambasadore në Hagë që prej datës 17.07.2014, pra më shumë se 5 vjet.
  • Z. Eduard Sulo ushtron detyrën si ambasador në Kajro që prej datës 10.10.2014, pra më shumë se 5 vjet.
  • Z. Qemal Minxhozi ushtron detyrën si ambasador në Prishtinë që prej datës 10.02.2014, pra më shumë se 5 vjet, si dhe prej datës 1.04.2019 ka mbushur moshën e pensionit.
  • Znj.Anila Bitri ushtron detyrën si ambasadore në Romë që prej datës 19.05.2016, pra më shumë se 3 vjet.
  • Z. Pëllumb Qazimi ushtron detyrën si ambasador në Slloveni që prej datës10.02.2014, pra më shumë se 5 vjet.
  • Z. Floreta Faber ushtron detyrën si ambasadore në Uashington që prej datës 05.05.2015, pra më shumë se 5 vjet.
  • Z. Gjergj Teneqexhiu ushtron detyrën si ambasador në Tokio që prej datës 11.08.2016, pra më shumë se 3 vjet.
  • Anila Pojani ushtron detyrën si ambasadore në mungesë të emërimit të tij, ajo është më pozicion konsulle e përgjithshme në Konsullatën e Milanos, që prej datës 28.06.2016, pra më shumë 3 vjet.
  • Znj. Besiana Kadare ushtron detyrën si ambasadore në Nju-Jork që prej datës 07.06.2016, pra më shumë se 3 vjet.
  • Z. Ermal Dredha ushtron detyrën si ambasador në Abu-Dabi që prej datës 08.05.2016, pra më shumë se 3 vjet.
  • Z. Ilir Bocka ushtron detyrën si ambasador në Beograd që prej datës 27.07.2014, pra më shumë se 5 vjet. Për më tepër ky punonjës ka mbushur moshën e pensionit që në vitin 2015
  • Z. Artur Kuko ushtron detyrën si ambasador në Berlin që prej datës 16.02.2014, pra më shumë se 5 vjet.
  • Znj. Enkeleda Mëkuri ushtron detyrën si ambasadore në Bratislavë që prej datës 05.09.2015, pra më shumë se 4 vjet.
  • Z. Arjan Spasse ushtron detyrën si ambasador në Budapest që prej datës 13.03.2016, pra më shumë se 3 vjet.
  • Z. Ilir Tepelena ushtron detyrën si ambasador në Bukuresht që prej datës 23.01.2015, pra më shumë se 4 vjet.
  • Z. Bardhyl Canaj ushtron detyrën si ambasador në Izrael që prej datës 21.10.2015, pra më shumë se 4 vjet.
  • Z. Saimir Bala ushtron detyrën si ambasador në Kuvajt që prej datës 01.05.2016, pra më shumë se 3 vjet.
  • Z. Qirjako Qirko ushtron detyrën si ambasador në Londër që prej datës 21.08.2016, pra më shumë se 3 vjet.
  • Z. Arben Gazioni ushtron detyrën si ambasador në Moskë që prej datës 16.01.2015, pra më shumë se 4 vjet.
  • Z. Ermal Muça ushtron detyrën si ambasador në Otavë që prej datës 03.06.2016, pra më shumë se 3 vjet.
  • Z. Sami Shiba ushtron detyrën si ambasador në Riad që prej datës 06.01.2015, pra më shumë se 4 vjet.
  • Z. Fatos Reka ushtron detyrën si ambasador në Shkup që prej datës 23.07.2015, pra më shumë se 4 vjet, si dhe prej datës 19.10.2019 ka mbushur moshën e pensionit.
  • Znj. Shpresa Kureta ushtron detyrën si ambasadore në Varshavë që prej datës 02.09.2014, pra më shumë se 5 vjet.
  • Z. Majlinda Dodaj e ngarkuar me punë në Vatikan që prej datës 07.06.2010, pra më shumë se 9 vjet.
  • Z. Roland Bimo ushtron detyrën si ambasador në Vjenë që prej datës 14.02.2014, pra më shumë se 5 vite, si dhe prej datës 31.03.2019 ka mbushur moshën e pensionit.
  • Z. Suela Janina ushtron detyrën si ambasadore në Misionin e BE-së në Bruksel që prej datës 03.10.2014, pra më shumë se 5 vjet.
Lexo edhe :  Zjarri në QSUT/ Ministrja Koçiu flet për herë të parë: Brenda muajit pritet të...

Shkelet ligji, 21 ambasadorë nuk kanë gradë

Nga 50 ambasadorë shqiptarë që shërbejnë në të gjithë botën, 21 prej tyre nuk kanë gradë personale. Mbajtja e një grade personale është detyrimim ligjor për të shërbyer në krye diplomacisë shqiptare në çdo ambasadë, në çdo vend të botës. Ndërkohë 10 prej 21 ambasadorëve pa gradë iu ka përfunduar mandati prej 3 vjetësh.

“Nga 50 ambasadorë të emëruar në krye të misionit diplomatik, 21 prej tyre nuk kanë gradë personale, pra 42% e tyre. Nga këta 21 punonjës pa gradë personale , pra të rekrutuar nga jashtë sistemit, me nenin 31/3 tëligjit 23/2015, 10 prej tyre, i ka përfundar afati 3-vjeçar i shërbimit.” – thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka kryer një auditim në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

KLSH-ja i rekomandon Ministrisë që për të gjithë ambasadorët që u ka mbaruar afati i qëndrimit në detyrë, të merren masa që të kthehen, në mënyrë që përzgjedhja e tyre të bëhet në përputhje me kriteret ligjore dhe nënligjore në fuqi. Sipas ligjit në fuqi, në personelin e misioneve diplomatike mund të përfshihen nëpunës të emëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, në bazë të një marrëveshjeje me institucionet e tjera, për të kryer detyra në fushën ekonomike, juridike, kulturore, shkencore, të mbrojtjes, sigurisë dhe në çdo fushë tjetër, për një kohë të përcaktuar.

Gjatë kohës së shërbimit në përfaqësinë diplomatike, këta nëpunës gëzojnë të njëjtin status me diplomatët dhe, pas përfundimit të këtij shërbimi, rikthehen në pozicionin e mëparshëm ose në një pozicion të barasvlershëm me të. Ndërkohë procedurat për emërimin dhe trajtimin financiar të tyre do të rregullohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Shpenzimet për këtë kategori nëpunësish përballohen nga institucioni dërgues.

Përveç të drejtave të parashikuara nga ligji për nëpunësin civil, diplomati i karrierës ka të drejtë:

  1. a) të gëzojë statusin e diplomatit të karrierës;
  2. b) të përfitojë gradë diplomatike personale;
  3. c) të mbajë funksione në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në misionet diplomatike ose postet konsullore, në përputhje me gradën diplomatike, aftësitë dhe eksperiencën profesionale;

ç) të përfitojë nga imunitetet dhe lehtësitë që i jep statusi i diplomatit, në përputhje me aktet dhe të drejtën ndërkombëtare, gjatë periudhës kur është i emëruar në misionin diplomatik ose postin konsullor;

  1. d) të përfitojë nga kualifikimet dhe trajnimet e kryera nga Ministria e Punëve të Jashtme;
  2. dh) të përfitojë trajtim financiar të posaçëm, në përputhje me statusin e tij;
  3. e) të mbajë dhe të përdorë pasaportë diplomatike gjatë ushtrimit të funksioneve zyrtare.

Gradat diplomatike dhe konsullore

  1. Diplomatët e karrierës, gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre në shërbimin e jashtëm,

marrin grada diplomatike ose konsullore.

  1. Gradat diplomatike në shërbimin e jashtëm janë:
  2. a) “Ambasador”;
  3. b) “Ministër fuqiplotë”;
  4. c) “Ministër këshilltar”;

ç) “Këshilltar”;

  1. d) “Sekretar i parë”;
  2. dh) “Sekretar i dytë”;
  3. e) “Sekretar i tretë”;

ë) “Atashe”.

  1. Gradat konsullore në shërbimin e jashtëm janë:
  2. a) “Konsull i përgjithshëm”;
  3. b) “Konsull”;
  4. c) “Zëvendëskonsull”;

ç) “Agjent konsullor”.

Dhënia e gradave

  1. Diplomatët e karrierës i marrin gradat diplomatike personale njëra pas tjetrës.

Elementet kryesore në dhënien e një grade diplomatike janë:

  1. a) periudha minimale e shërbimit nga njëra gradë në tjetrën;
  2. b) vlerësimi i punës;
  3. c) kualifikimet profesionale brenda ose jashtë vendit;

ç) kalimi me sukses i testimit të parashikuar në pikën 4 të këtij neni.

  1. Grada “Atashe” përfitohet me konfirmimin e statusit të diplomatit të karrierës.
  2. Gradat nga “Sekretar i tretë” deri “Ministër fuqiplotë” jepen nga Komisioni i Karrierës Diplomatike, sipas përcaktimeve të parashikuara në Rregulloren e Shërbimit të Jashtëm.
  3. Grada diplomatike personale “Këshilltar” përfitohet pas kalimit me sukses të testimit nga Komisioni i Karrierës Diplomatike. Mënyra e kryerjes së këtij testimi përcaktohet në Rregulloren e Shërbimit të Jashtëm.
  4. Për përfitimin e gradave “Ministër këshilltar” dhe “Ministër fuqiplotë”, përveç kushteve të pikës 1, kandidati duhet të ketë të paktën dy vjet përvojë në poste drejtuese për secilën gradë, si dhe të ketë shërbyer në misionet diplomatike dhe postet konsullore.
  5. Diplomatët e karrierës e përfitojnë gradën “Ambasador” pasi të kenë fituar njëra pas tjetrës të gjitha gradat diplomatike, sipas këtij ligji, dhe të kenë qenë në detyrën e kreut të misionit diplomatik të paktën dy funksione, por jo më pak se gjashtë vjet gjithsej.
  6. Ministri i Punëve të Jashtme, bazuar në rekomandimin e Komisionit të Karrierës Diplomatike, i propozon presidentit të Republikës dhënien e gradës personale “Ambasador”diplomatit të karrierës që përmbush kriteret e parashikuara në pikën 6.
  7. Numri maksimal i ambasadorëve, ministrave fuqiplotë dhe ministrave këshilltarë përcaktohet në Rregulloren e Shërbimit të Jashtëm.

Afatet për marrjen e gradave diplomatike

Periudha minimale për kalimin e diplomatit nga një gradë në një tjetër më të lartë është:

  1. a) nga “Atashe” në “Sekretar i tretë” – 2 vjet;
  2. b) nga “Sekretar i tretë” në “Sekretar i dytë” – 3 vjet; dhe 5 vjet nga marrja e gradës “Atashe”;
  3. c) nga “Sekretar i dytë” në “Sekretar i parë” – 3 vjet dhe 8 vjet nga marrja e gradës “Atashe”;

ç) nga “Sekretar i parë” në “Këshilltar” –  4 vjet dhe 12 vjet nga marrja e gradës “Atashe”;

  1. d) nga “Këshilltar” në “Ministër këshilltar” – 3 vjet dhe 15 vjet nga marrja e gradës “Atashe”;
  2. dh) nga “Ministër këshilltar” në “Ministër fuqiplotë” – 3 vjet dhe 18 vjet nga marrja e gradës “Atashe”;
  3. e) nga “Ministër fuqiplotë” në “Ambasador” – 3 vjet dhe 21 vjet nga marrja e gradës “Atashe”.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

U arrestua nga policia zviceriane, reagon Soni Malaj

Ditën e djeshme, në media qarkulloi lajmi se këngëtarët Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasalliu, janë arrestuar nga...

Google pushon 28 të punësuar pas protestave kundër marrëveshjes me Izraelin

Google pushoi nga puna 28 punonjës për përfshirjen e tyre në një protestë 10-orëshe në dy nga zyrat e gjigantit të teknologjisë në California...

Pasi të lexosh këtë artikull, do hash më shumë luleshtrydhe

Luleshtrydhet nuk janë vetëm të shijshme, por i bëjnë mirë shëndetit më shumë se sa mund ta mendosh. Studiuesit janë të bindur se luleshtrydhet...

Kikia zbardh detaje mbi rastin e zhdukjes së 3-vjeçarit/ Fëmija ka pësuar traumë!

Një fëmijë 3-vjeçar në qytetin e Durrësit raportohet të jetë zhdukur. Ka qenë e ëma e të miturit ajo e cila ka bërë denoncimin...

“Çdo bub kur leh e ka me të keq do dhe të hajë”, Basha akuza ndaj Rithemelimit

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha është ndalur të flasë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, pak minuta para nisjes së seancës, duke...

Lajme të tjera

Web TV