Eksperti i ISHP: Koha për masa reale, krerët politikë po propagandojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e koronavirusit në Shqiprëri vazhdon të jetë kritike dhe shpeshëherë e pakuptueshme edhe për vetë ekspertët.
Në një mesazh në “Facebook” eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka reaguar lidhur me shifrat alarmante të të infektuarve nga COVID-19, duke e krahasuar kurbën e infektimeve me një sharrë dhëmbë thyer. 

 “Kurbat e çuditshme dhëmbësharrë dhe kurbat perfekte janë të ralla në natyrë, ato ka më shumë gjasa të jenë fryt i fantazive të urdhëruesve të tyre”, shkruan eksperti Dasho.

Duke iu drejtuar drejtuesve të shtetit, Dasho thekson se është koha për masa reale dhe jo imagjinare, ndërsa shton se “Drejtues të lartë politikë dhe teknikë janë duke i propaganduar qytetarëve se të gjithë masat e marra deri tani lidhur me COVID-in janë perfekte”.

  Mesazhi i plotë:

NË KËRKIM TË KURBËS PERFEKTE

Grafiku i rasteve të COVID në Shqipëri vazhdon t’i ngjajë sharrës me dhëmbë të thyer. Megjithë tendencën e qartë në rritje, të kërkosh për elementë shkencorë si “piku”, “kurba”, “sheshimi”, “kthesa”, etj. është një mision i pamundur.

POR A EKZISTON “KURBA PERFEKTE”?

Sikundër sërfistët kalojnë vite në kërkim të valës perfekte, edhe epidemiologët kërkojnë kurbën perfekte. Kësaj here, për të gjetur kurbën perfekte të COVID-19 duhet shkuar në… Bjellorusi.

Vendi i cili drejtohet nga i njëjti president që prej shpalljes së pavarësisë, ka patur një përafrim tepër “origjinal” ndaj COVID-it. Presidenti mori vendimin për të mos e “njohur” epideminë dhe u kërkoi qytetarëve t’a sfidonin virusin duke pirë vodka dhe duke ngarë traktorë.

Çuditërisht rrjedhoja e gjithë këtyre vendimeve ishte një kurbë perfekte që sugjeron se problemi i COVID në Bjellorusi tashmë është zgjidhur. Faktikisht, interneti është i mbushur me lajme për një sistem shëndetësor të mbingarkuar nga pacientët, në prag të kolapsit, dhe për një popullsi në prag të revoltës.

Lexo edhe :  Fluturimet, Shqipëria e para në botë. “Kastrati Group”, investime të mëdha në TIA

Për paralelizëm, edhe në Shqipëri jemi në një situatë të ngjashme, ndonëse mohimi ka një tjetër natyrë dhe “perfeksioni” nuk gjendet tek kurba por tek përgjigjja. Drejtues të lartë politikë dhe teknikë janë duke i propaganduar qytetarëve se të gjithë masat e marra deri tani lidhur me COVID-in janë perfekte.

Në fantazinë e drejtuesve shqiptarë, spitalet kanë gjithçka që duhet për të parandaluar COVID-in, administrata është e sigurt, bizneset po ashtu, madje edhe transporti publik po zhvillohet i sigurt. Sepse ata e kanë urdhëruar diçka të tillë!!!

Një gënjeshtër, siç e provon jo vetëm grafiku i rasteve, por, mbi të gjitha, përhapja e COVID në institucione shëndetësore, administratë publike dhe biznese.

KURBAT E ÇUDITSHME DHËMBËSHARRË DHE KURBAT PERFEKTE JANË TË RRALLA NË NATYRË. ATO KA MË SHUMË GJASA TË JENË FRYT I FANTAZIVE TË URDHËRUESVE TË TYRE.

NË BJELLORUSI, LIDERI QË MENDON SE MUND TË KOMANDOJË EPIDEMINË KA ARRITUR TË “PRODHOJË” KURBËN PERFEKTE DUKE INJORUAR PASOJAT NË SHËNDETIN DHE JETËN E QYTETARËVE.

NË SHQIPËRI, KURBA SHKARRAVINË ËSHTË E KUNDËRTA E PERFEKSIONIT, POR MOHIMI I PËRGJEGJËSIVE DHE PASOJAT E MUNDSHME JANË PO AQ KËRCËNUESE.

UROJ QË PËRGJIGJA JONË NDAJ COVID-19 TË FUTET NË HULLITË E NORMALITETIT, JO ME QËLLIMIN PËR TË “PRODHUAR” KURBËN IDEALE, POR PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN DHE JETËN E SHQIPTARËVE.

SEPSE ËSHTË KOHA PËR MASA REALE DHE JO IMAGJINARE!

ËSHTË KOHA E TRANSPARENCËS SË INFORMACIONIT DHE JO E KURBAVE TË SAJUARA!

/Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV