Ndërkohë që vazhdon debati lidhur me mbajtjen e maskave si masë parandaluese e përhapjes së COVID-19, një reagim interesant ka ardhur nga ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.
Në një postim në rrjetet sociale, Panariti na ka kujtuar se debati i nxehtë për maskat ishte dhe në vitin 1918 me gripin spanjoll dhe duke e shoqëruar me një foto të atyre kohëve shkruan se stërgjyshërit tanë ishin më të ndërgjegjshëm dhe seriozë se shumica prej nesh sot.
Panarati jep mesazhin për qytetarët se është më mirë të durohet bezdia e frymëmarrjes me maskë, sesa tmerri i tubave të oksigjenimit dhe mbytja nga asfiksia pulmonare e Covid-it.
Postimi i plotë:
Më mirë duro bezdinë e frymëmarrjes me maskë, sesa tmerrin e tubave të oksigjenimit!
Edhe para më shumë se 100 vitesh, në vitin 1918 ashtu si edhe sot, ishte i nxehtë debati për mbajtjen e maskave për të parandaluar infektimin nga pandemia e gripit spanjoll.
Por nga fotot dhe fletpalosja, duket se stërgjyshërit tanë ishin më të ndërgjegjshëm dhe seriozë se shumica prej nesh sot.
Më mirë duro bezdinë e frymëmarrjes me maskë se sa mbytjen nga asfiksia pulmonare e covidit bashkë me tmerrin e intubimit për tu oksigjenuar.
/En.Br./Fjala.al
https://www.facebook.com/panaritiedmond/posts/2967150910058630?__xts__[0]=68.ARAwxRDYhAuXDbKbLtSU5XWAeZgEZNaTcBM55jJvr-TZpiKdRHkR1sjsl3oFezV4Dr_CRv4ey_ymHCVAdlBf8x3-0y2wgmSh2yGhFvfj1PyixpTkXvI-ee2bbZkPyeLVqujf90f9zWi1tmZ9Ib6cl5XT3EjVKZ4xg8qy2KPtOE_d2RdNik295S6OjGtsjadv_1IPASYSD2ubjC5NTQhvuHc3FAfaw0TJlX-uiAie8JIYFkogjCNJllbL3tUvv2Tm7BBmfuwl25GSPDzbLId0fr0LzMRur1FlMAtw3Se_DTyezsptliDYeKLBzeHDahRzfNx9YvpR1-jvTwWscvU0K3A5GQ&__tn__=-R