EMRAT/ “Iu shëron nga Covid!”, mashtronin qytetarët, arrestohen xhaxha e nip në Lezhë (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xhaxha dhe nip janë arrestuar nga policia e Lezhës në kuadër të operacionit “Kuruesi i rremë”.

Ata akuzohen se prodhonin ilaçe në mënyrë artizanale dhe ia shisnin qytetarëve me pretendimin se do t’i shëronte nga COVID-19, vihen në pranga nga Policia dy shtetas.

Pas hekurave kanë përfunduar shtetasit Frederik Frrokaj, 57 vjeç dhe nipi i tij, shtetasi Henri Frrokaj, 30 vjeç, banues në Mamurras.

“Shtetasi Frederik Frrokaj, nëpërmjet rrjetit social Facebook bënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi. Në kuadër të operacionit u kap në flagrancë në një lokal, nipi i shtetasit Frederik Frrokaj, i cili po i shiste ilaçin një klienti. Po në vijim të operacionit u bë arrestimi edhe i shtetasit Frederik Frrokaj.

Frederik Frrokaj, pasi bënte prodhimin e këtyre medikamenteve në kushte artizanale dhe jashtë kushteve laboratorike, në kushte shtëpie, ia jepte shtetasit Henri Frrokaj, i cili, pasi takonte personat e interesuar, ua shiste atyre kundrejt pagesës 20.000 lekë të reja, me premtimin se shëronin COVID-19.” thuhet në njoftimin e policisë.

Nga kontrolli në banesën e 57 vjeçarit është gjetur baza materiale, medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin që këta shtetas tregtonin. Në banesën e shtetasit Frederik Frrokaj janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë provës materiale dhe pesë pajisje mjekësore pa faturë tatimore, të cilat dyshohet se mund t’i ketë futur kontrabandë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mashtrimi”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Lexo edhe :  Marrëveshja Rama-Meloni/ Anija “Cassiopea” gati për të transferuar emigrantët në Shëngjin

/En.Br./Fjala.al

https://youtu.be/qehc7Wn-syI

Të fundit

Pse themi ”të flasim marrëzi”?

Shprehja shfaqet për herë të parë në vitin 1565 në një tekst të historianit fiorentin Benedetto Varchi dhe do...

Vendimet e qeverisë/ Kompensim dhe rritje për pensionet e ulëta

Qeveria po përgatit ndryshime të rëndësishme në skemën e pensioneve. Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani u shpreh se institucionet e linjës...

Homazhe për Kryepeshkopin Anastas në katedralen e Athinës, i pranishëm dhe Mitsotakis

Të dielën (26 janar), në Mitropolinë e Athinës, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore (homazhe) përpara trupit të ndjerë të ndjerit Kryepeshkop i Shqipërisë, Anastasit, siç...

E miratoi Senati, ja kë zgjodhi Trump për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare

Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare duke e vënë ish-guvernatoren e Dakotës së Jugut, në...

Kush janë vajzat e showbizz-it me fizikun më perfekt?

Julian De Silva, një kirurg plastik nga Londra, përdori raportin e artë për të zbuluar 10 supermodelet më të bukura në botë. Raporti i...

Lajme të tjera

Web TV