Për 24 orët e fundit Qipro ka regjistruar vetëm një rast të ri me COVID-19 dhe ai është një shtetas shqiptar.
Mediat vendase raportojnë se shqiptari është rezident në Qipro dhe kishte ardhur nga Athina. Sapo mbërriti në aeroportin e Qipros ai iu nënshtrua testit i cili rezultoi pozitiv.
Autoritetet vendase të shëndetësisë raportuan se në 24 orët e fundit u kryen 1754 teste dhe pozitiv rezultoi vetëm shqiptari.
Në total numri i të infektuarve me COVID-19 në Qipro ka arritur në 1.023 persona që nga fillimi i pandemisë.
/En.Br./Fjala.al