“Me Villarrela, ndeshja më e vështirë”, Zidane: Nuk më futni dot në sherr me Bale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur sot për ndeshjen e radhës që ka skuadra e tij dhe nga e cila mund të sigurojë titullin kampion të La Ligës.

Në një konferencë për mediat përpara takimit me Villarreal, Zidane ka theksuar se ndeshja e ditës së nesërme do të jetë shumë e vështirë.

“Po, me siguri, sepse është e tillë. Villarreal di si të luajë futboll, është një kundërshtar shumë i vështirë, si gjithmonë. Mendoj se do të jetë ndeshja më e vështirë nga ato të fundit, që kemi pasur”.– u shpreh ai.

Ndërsa u pyet për çështjen e Gareth Bale, francezi tha se është lodhur nga e njëjta pyetje dhe shtoi se sulmuesi është njëri nga ta.

 “Oh, Zoti im, sërish e njëjta pyetja! Ne mendojmë për ndeshjen e nesërme, Gareth është i njëjti. Ai është njëri nga ne. Ju përpiqeni të krijoni probleme mes nesh, por nuk do të jeni në gjendje ta bëni këtë. Ne jemi të bashkuar, mendojmë njësoj. Si ai, si James dhe të gjithë”-vijoi Zidane.

Pavarësisht vështirësisë së ndeshjes së radhës, trajneri i Real Madrid foli me siguri se ekipi i tij do ja dalë.

Ndërsa nga klubi madrilenë janë bërë thirrje që nëse do të marrin fitore tifozët të mos dalin në vende publike, por të festojnë privatisht në shtëpitë e tyre, për të evituar përhapjen e Covid-19. Ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV